Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në orën 11:00 në përpjekjen e 37-të për ta konstituar Kuvendin e ri, një proces që vazhdon të bllokohet për shkak të mospajtimeve rreth zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.
Kandidatura e Vetëvendosjes për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, është kundërshtuar nga të gjitha partitë opozitare – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.
Në seancën e fundit, me vetëm 53 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim, nuk u arrit kuorumi, duke e lënë Kuvendin të pakonstituuar për të 36-ën herë me radhë.