Deputetja e PD Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të Apelit për të dënuar deputetin Ervin Salianji pas denoncimeve të tij kundrejt vëllait të Fatmir Xhafajt.
Zhupa shkruan në një status në facebook se ky dënim është marifet i qeverisë për ta hequr Salianjin nga fushata si drejtues politik i Elbasanit.
Sipas Zhupës, sot u dënua e gjithë opozita.
Postimi i plotë
Dënimet politike, fundi i demokracisë.
Nuk u dënua vetëm Ervin Salianji, si zë i fortë i denoncimit publik në emër të Partisë Demokratike, po u dënuan gjithë opozitarët nga sot e tutje.
Ervini Salianji goditet për ti rrëmbyer mandatin, për ta hequr nga fushata si drejtues politik në Elbasan. Deputeti nuk mund të gjykohet nga gjykatat e zakonshme, këto marifete për të dënuar një drejtues të opozitës, janë prova të luftës politike.
Të denoncosh me fakte dhe prova nuk është vepër penale.
Të cosh para drejtësisë trafikantët e drogës nuk është vepër penale.
Të mbrosh interesin publik nuk është vepër penale.
Harrojeni, se na mbyllni gojën, se e ndalni opozitën!