09:53 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Sot u grabitën 2 milionë euro në Rinas por çfarë iu tha dje Sajmir Tahiri kompanive të sigurisë

17:07 | 09/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot u grabitën 2 milionë euro në Rinas por çfarë iu tha dje Sajmir Tahiri kompanive të sigurisë

Nuk kanë munguar kritikat nga Ministri i Punëve të Brendshme, SajmirTahiri ndaj kompanive të sigurisë. Vetëm një ditë më parë Tahiri i kritikoi këto kompani për personelin e moshuar që kanë të punësuar dhe për pagat e ulta që ato ofrojnë. Po kështu Ministri i Brendshëm deri diku i parapriu ngjarjes së rëndë të ditës së sotme, duke mbajtur një fjalim kritik. Vetëm dy orë më parë u grabitën rreth 2 milion euro nga një një bankë e nivelit të dytë në afërsi të Rinasit.

“Ajo që kam vënë re është se burimet njerëzore që ju mobilizoni janë kryesisht mosha të thyera, dhe akoma më e keq janë të papaguar. Policia e Shtetit ka bërë një verifikim dhe një inspektim jo vetëm pranë kompanive që ju drejtoni por edhe pranë kontraktorëve tuaj. Na rezulton që sot një polic privat është shumë, shumë i nënpaguar. Ka raste kur paguhet vetëm 40% e pagës së deklaruar. Ka raste nuk i jepen as orët e pushimit, siç i takon në bazë të ligjit. Ka raste që nuk përmbush as detyrimet minimale për të qenë polic privat”, u shpreh dje Tahiri.

Paratë që u grabitën sot duhet të ruheshin nga e njëjta kompani që ishte përgjegjëse për grabitjen spektakolare të qershorit të kaluar.  Edhe pse Tahiri i kritikoi dje këto kompani sot në media po raportohet se dy autoblindat që po trasportonin paratë nuk kishin stadarte të mjaftueshme sigurie. Ajo që ishte më interesantja në këtë grabitje ishte një video që u filmua rastësisht gjatë grabitjes ku tregohej se patrrulla e policisë ishte shumë afër vendit të grabitjes  dhe se paratë “po i merr vetë shteti”. Tani ngelet gjithçka për t’u parë. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: kompanitesajmir tahirisiguria
Pas

Avioni rus bombardon ushtarët turq, Putin telefonon Erdogan për t’i kërkuar falje

Para

Më në fund Rama uron presidentin Trump, ndryshim 180 gradë (LETRA)

Para
Më në fund Rama uron presidentin Trump, ndryshim 180 gradë (LETRA)

Më në fund Rama uron presidentin Trump, ndryshim 180 gradë (LETRA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet zyrtarisht akuza bashkë me Erion Veliajn

“Çdo paund duhet të shërbejë më shumë për taksapaguesit britanikë”/ Mbretëria e Bashkuar shpall kufizime në ndihmën për shtetet e tjera, goditet rëndë Afrika

Siguria kibernetike, TAP kërkon të mos certifikohet: Zbatojmë detyrimet e direktivës së BE

SHBA uli tarifat në 15%/ Kryeministri japonez Ishiba mirëpret njoftimin e marrëveshjes tregtare të Trump

Vetëm tre ditë nga përfundimi i afatit të vendosur nga Kushtetuesja, sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

EMRI/ Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet 38-vjeçari në Cërrik

Më shumë se 100 agjenci ndihmash ngrenë alarmin: Gaza nën uri masive! Shpërndahen vetëm 28 kamionë për 2 mln banorë

Rama ndan pamje nga Bazilika e Linit: Perlë e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar

Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti del nga rruga dhe përfundon në lokal, plagosen dy persona

U arrestua në Emiratet e Bashkuara, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.