Kryeministri Edi Rama i ka uruar si çdo ditë mirë shqiptarëve mirëmengjes me një imazh të Parkut Kombëtar të Divjakës duke bërë një krahasim mes vitit 2013 dhe sot. Sipas Ramës sot ky park kombëtar tashmë është kthyer në një aset të jashtëzakonshëm për ekonominë lokale dhe kombëtare.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Parkut Kombëtar të Divjakës më 2013 dhe sot. Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Biodiveristetit, kjo mrekulli e jona natyrore që deri 3 vjet e gjysmë më parë rrezikonim t’a humbisnim përfundimisht prej rrënimit e masakrimit çerekshekullor, është një ndër shembujt më të fortë se si me vendosmërinë tonë për të bërë shtet, jo vetëm e shpëtuam këtë thesar por e kthyem atë në një aset të jashtëzakonshëm për ekonominë lokale dhe kombëtare.
Falë ndalimit drastik të gjuetisë e ndërhyrjeve për rehabilitimin e infrastrukturës natyrore, mijëra vizitorë çdo vit, dhe çdo vit edhe më shumë, vijnë nga çdo kënd i botës për të vizituar Shtëpinë e Pelikanit Kaçurrel. Një specie në zhdukje globalisht që bashkë me Flamengot dhe të tjerë shpendë të veçantë, ka rigjetur tashmë në Karavasta oazin e rilindur të paqes dhe strehën e qetë për të jetuar e për t’u shumuar. Por e gjitha kjo mund të humbasë sërish nëse ndalemi sot, prandaj nuk do të rreshtim së punuari më fort dhe me vendosmëri për të ndërtuar#ShqipërinëQëDuamShtet Punë Mirëqenie. “, shkruan Rama.
Por sot duhet të theksojmë që në parlament votohen 6 minitrat tekinkë të propozuar nga Basha pas marrëveshjes me Ramën vetëm pak ditë më parë. Po kështu 6 emrat e rinj janë dekretuar nga presidenti vetëm një ditë më parë. (J.V/Shuplaka)