Skënderbeu ka arritur të kalojë avantazh ndaj Partizanit me anë të sulmuesit më të mirë që ka në ekip Ali Soue.
Soue ka shënuar në minutën e 66-të. Muzaka depërton bukur në qendër dhe pason për Soue i cili pasi futet në zonë godet lehtë një top i cili nuk bllokohet nga Hoxha dhe përfundon në rrjetë.
Aktualisht po luhen minutat e fundit të lojës dhe mbetet për të parë nëse Partizani do të arrijë të bëjë diçka për të barazuar, pavarësisht se duket e vështirë.
Nëse mbaron me këtë rezultat kjo humbje do të shtonte tensionin më shumë në kammpin e kuq pas dy rezultateve jot ë mira që mori dhe në dy ndeshje e para, duke humbur me Laçin dhe barazuar me Kukësin. (B.H/Shuplaka)