Ka përfunduar takimi mes Kreshnik Spahiut dhe Lulzim Bashës në selinë e PD-së. Në një deklaratë për mediat, kreu i Aleancës Kuq e Zi është shprehur se ende nuk ka arritur një marrëveshje me Bashën.
“Kemi qenë përballë një lufte tre mujore për rrëzimin e Edi Ramës. Marrëveshja u hoqi mundësinë partive të regjistroheshin në zgjedhje.
Ne vendosëm mos të regjistrojmë partinë në KQZ në premtimin e Bashës se do të përfaqësoheshim në lista si kryetarë, ne do të grupoheshim në logon e PD për të maksimalizuar votat e opozitës.
Që nga ajo ditë unë nuk e kam konsideruar si Pazar listat e deputetëve, pasi kam qenë në garancinë e Bashës, pasi lidhi besën me kuqezinjtë për 90 ditë.
Por edhe në besëlidhjen e Bashës se të gjithë do të përfaqësoheshim në listat e PD, se po vetësakrifikoheshim.
Kam pasur një bisedë me Bashën dhe nuk kemi rënë dakord, disa parime unë nuk mund t’i tradhtoj dhe për një orë pretendimet e AK, Basha ti konsultojë me kryesinë.
Po kalojmë një situatë të vështirë, pasi unë si lider i AK. Nëse nuk reflektohet do të jap dorëheqjen dhe do të tërhiqem nga politika. Varet nëse PD do t’i qëndrojë kauzës”, tha Spahiu.
Ndërkohë dita e sotme është dhe afati i fundit i dorëzimit të listave në KQZ. (D.D/Shuplaka)