Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu deklaroi sot se do t’i bashkohet protestës së Partisë Demokratike në 18 shkurt. Nëpërmjet deklaratave të forta, ai tha se do rrethohet kryeministria, jo për një ditë por për një muaj, për të rrëzuar qeverinë dhe pushtetin. Prej ditësh në fakt opozita po insiston fort nëorganizimin e kësaj proteste, duke ftuar të marrin pjesë të gjithë pa dallime partiake.
“Ky është pushteti i dashnoreve. Të gjithë e dinë se kanë mbushur me femra, ndaj boll më t’i rrëzojmë”,- tha ai.
Më tej, Spahiu tha se: “Do të rrethojmë kryeministrinë 30 ditë, të mos shkulemi nga sheshi deri sa t’i rrëzojmë”,- shtoi ai.
Spahiu tha ndër të tjera, se më 18 shkurt Tirana do të jetë në zjarr dhe se në zgjedhje do të
shkohet pa Ramën kryeministër. Ai madje, bëri thirrje për pjesëmarrje në protestë, si edhe paralajmëroi se Rama nuk është më i vështirë për t’u rrëzuar sa Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.
“Kjo e 18 shkurtit është një Lëvizje popullore, mos ejani me flamuj partish sepse kemi flamurin tonë kombëtar”,- tha ai më tej.
Pas bashkimit të AK, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Paloka zbuloi se kjo do jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë vendi. Sesi do të shkojë realisht fati i kësaj proteste mbetet të presim deri të shtunën e javës tjetër. (E.K/SHUPLAKA)