Kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, i ftuar në “Orën e Intervistës” ka paralajmëruar përdorimin e forcës në zgjedhjet e 7 majit për kryetarin e bashkisë së Kavajës, pas shkarkimit të Elvis Rroshit.
“Ne nuk kërkojmë të na jepet pushteti në tavolinë nga Edi Rama. Ne jemi në një ndeshje futbolli, ku këta thonë hajde luajmë por arbitrin do ta bëjmë ne, stadiumin do ta kemin ne, portën do jua mbrojmë ne. Si mund ta luajmë ne, kur Taulant Balla do të numërojë votat?
Teknologjia është më e besueshme se partia, muskujt janë më të fortë se sa bandat e partive.
Edi Rama çfarë do u thotë emigrantëve që u premtoi votat, e dimë që në Rumani rotacionin politik e bënë emigrantët. A janë këta votuesit tanë?! Si ne mund të lejojmë që këta të përjashtohen nga vota.
Zgjedhjet në Kavajë, një e djelë e cila do të jetë historike, e cila do të jetë e shkruhet në histori si përballja e parë e popullit me mafian. Ambasadori Lu para disa vitesh doli dhe tha, mos votoni mercedezët e krimit.
Atje ku dialogu nuk funksionon, atje ku marrëveshja griset, ku komunikimi nuk ekziston, ku krerët e shtetit janë të blerë, ku vota e popullit bëhet Pazar, atëhere revolucionet demokratike janë të domosdoshme.
Ka ardhur koha që populli të demostrojë forcën duke vendosur në bankën e të akuzuarve të korruptuarit. Populli nuk mundet të lejojë një proces që nuk e lejoji as Hitleri, Slobodan Millosheviçi, apo Ramiz Alia. Edhe këta hynë me opozitë. Ne nuk mund të mbajmë standarte të gjashtëfishta dhe të përballemi me krimin.”, shprehet Spahiu. (D.D/Shuplaka)