Deputeti i LSI-së Perparim Spahiu ka njoftuar se qindra pensioniste sipas tij “në Bulqizë nuk kanë marrë pensionin mujor me arsyen se ISSH nuk ka kaluar fondet tek Posta”.
Ai ka akuzuar Edi Ramën dhe thekson se kryeministri ka shkatërruar administratën e Postës me drejtor militant të PS që ka vënë në krye .
“Me informojne qe ne qytetin e Bulqizes qindra pensioniste nuk kane marre pensionin mujor me arsyen se ISSH nuk ka kaluar fondet tek Posta…Ky eshte peshqeshi i “rilindjes rrumpalle” kur e shkaterron administraten e Postes me drejtor militant te PS.”, shprehet Spahiu. (J.V/Shuplaka)