Edmond Spaho, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka hedhur akuza të forta ndaj Ramës duke e quajtur si një kryeministër i kapur nga bandat.
Ai tha se Rama nuk po lufton bandat e krimit pasi është i kapur prej tyre. Ai ka thënë se vetëm ditën e zgjedhjeve janë hedhur 10 milionë euro në qarkullim.
“Duhet të tregoni se qeveria juaj është legjitime. Vetëm ditën e zgjedhjeve kanë dalë mbi 10 milionë euro në qarkullim. Ku kanë shkuar këto para. Vërtetoni që nuk janë përdorur për zgjedhjet, dhe ne do t’ju besojmë. Por me zgjedhjet e 25 qershorit 2017 u bë masakër. Janë bandat që ju ndihmuan të vinit në pushtet dhe tani ju nuk guxoni t’i luftoni. Bandat e Elbasanit kanë mbështetje politike, mbështetjen e kryetarit të bashkisë. Jeni peng i bandave, të atyre që të sollën në pushtet, prandaj nuk guxon t’i sulmosh dhe t’i tregosh vendin”, u shpreh Spaho. (B.H/Shuplaka)