Pak më parë ishte Luan Rama, ndërsa tani vjen një tjetër denoncim për shit-blerje votash por këtët radhë nga PD.
Drejtuesi i fushatës së kësaj force politike për Qarkun e Elbasanit, Edmond Spaho sëbashku me kandidatin për deputet Endri Hasa kanë denoncuar një rast flagrant në policinë vendore të Elbasanit, për një tentativë për shitblerje vote.
“Sapo denoncuam një tentativë për shitblerje votash në Elbasan. Afër zyrës së PD-së, gjetëm një tufë rreth 40 fleta fotokopje karta identiteti dhe pasaporta të komunitetit romë. U interesuam dhe njëri nga personave u është marrë karta familjarisht dhe deklaroi se ato janë mbledhur nga individi Afrim Jagodina.
Të gjitha materialet, kartat dhe deponimin e tij, ia kaluam policisë. Subjektin do ta zgjidhi policia sipas akuzave që janë deponuar.
Policia ka filluar hetimin e çështjes. Do veprohet sipas procedurave. Kemi pasur njoftime verbale për tentativa të shpërndarje parash në Cërrik. Konstatohen mjaft raste që individë të forcave të ndryshme politike përpiqen të mbledhin vota në këmbim të parave”, tha Spaho. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post