Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i ftuar në emisionin “ngA Kalaja” në Fax News tregoi sesi opozita do e vazhdojë aksionin e saj nëse qeveria do të vazhdojë me të njëjtën sjellje.
Ai tha se opozita nuk mund të pranojë të hyjë në zgjedhjet në vijim kur dihet skenari se çdo të ndodhë.
“Sa kohë që mazhoranca nuk është në gjendje që të qëndrojnë në pushtet nëpërmjet rrugëve jolegjitime, opozita detyrimisht do të kërkojë rrugë për ta thyer këtë status në të cilin ndodhet vendi sot. Rruga e vetme që n aka ngelur është rruga e mosbindjes civile dhe e kërkimit të një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Të njejtat vërejtje jepen nga arbitrat ndërkombëtarë për zgjedhjet që bën Edi Rama, përdorimi i kontigjenteve kriminale, përdorimi I parave të krimit, përdorimi I fondeve buxhetore etj. Për çdo palë zgjedhje OSCE ODIHR jep rekomandime të cilat duhet të reflektohen në kodin zgjedhir, por asnjë nga këto nuk ka ndodhur. Opozita a duhet të hyjë në një palë zgjedhje të tjerë që të masakrohet me ato çfarë ka ndodhur deri më tani?!” tha Spaho.