Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edmond Spaho sulmoi sërish Ramën në lidhje me përmbytjet. “Ç’deshnin peshqit në autostradë? Kor mburreni, ju gënjeni!”, është shprehur ndër të tjera Spaho.
“Ushtarakët janë për t’u falemderuar por jo ju. Për mbytjet filluan që në shiu e parë. Por kjo nuk vlen për zyrëtarët dhe për ministrat, është e vështirë përmbytja kur je i përgatirut por 125 mijë njerëz pa ujë për disa ditë dhe pa shpërndarë ndihma. Kot mburreni është e turpshme të thoni këtu që i kemi kërkuar ndihma NATO-s. Çfarë shteti jeni ju mo që të na japi kuti NATO. Në 2015 ka qenë këtu në parlament dhe ka premtuar se nuk do të ketë përmbytje se gjoja ka bërë më shumë invesitme në këto vitet e fundit.
Ç’donin peshqit në autostradë, por u hapën rezervuarët pastaj. Faturat i paguajnë ata biznesmen dhe qeveritarë atje dhe këtu ne mburremi se i përballuan emergjencat. Duhet të shqetësohemi për ato 13 ura që u shembën. Investime tërësisht korruptive.”, u shpreh Spaho. (J.V/Faxweb)