Pas arrestimeve në doganën e Morinës, SPAK ka zhvilluar një aksion në pikën kufitare të Vlorës, ku janë arrestuar 4 persona mes tyre një doganier.
Rreth 15 policë kanë zhvilluar kontrolle në një kamion dhe në ambientet e brendshme të doganës.
Deri tani informacionet janë shumë të rezervuara lidhur me aksionin por mësohet se operacioni lidhet me favorizimet e bëra për mallrat kontrabandë.