Ish deputeti i PS, Jyrgis Çyrbja, është arrestuar me urdhër të SPAK pasi akuzohet për tre vepra penale: korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje e autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror nga shtetasit.
Sipas burimeve mësohet se ish-detuteti akuzohet për përfshirje në një grup kriminal që vepron në Durrës teksa bisedat e tij dyshohen se kanë dalë edhe në aplikacionin Sky ECC.
Në total nga SPAK janë lëshuar tre urdhër arreste.
Bashkë me ish-deputetin socialist është arrestuar edhe Ahmet Masha i cili ka qenë i dënuar në vitin 2013 së bashku me 7 persona të tjerë nga gjykata e Durrësit për kontrabandë nafte, ndërsa personi tjetër është ende në kërkim.
Discussion about this post