Edhe pse kanë kaluar disa orë nga dorëzimi i vendimit i Kuvendit për heqjen e imunitetit të ish kryeministrit Sali Berisha, Prokuroria e Posaçme, nuk ka depozituar ende kërkesën e masës së sigurisë ndaj tij.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se kërkesa pritet që të depozitohet këtë të premte në Gjykatën e Posaçme për kërkesën ndaj Berishës.
Sipas po të njëjtave burime, mësohet se SPAK, nuk ka vendosur ende se çfarë mase do kërkojë ndaj ish-kryeministrit Berisha, atë të arrestit të shtëpisë apo arrestit me burg.
Por një tjetër opsion është që SPAK t’ja lejë gjykatës mundësinë e zgjedhjes, duke kërkuar të dyja masat si burgun ashtu edhe atë të arrestit shtëpiak.