09:42 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur për abuzimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ‘frynë’ 9 tenderë më vlerë 900 mijë €

16:55 | 22/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur për abuzimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ‘frynë’ 9 tenderë më vlerë 900 mijë €

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”, në kuadër të procedurave të zhvilluara për prokurime publike në këtë institucion arsimor. Aktualisht, dosja penale po përgatitet për t’u dërguar në gjykatë.

Sipas SPAK, hetimet, të nisura më 21 tetor 2022, zbuluan një skemë të mirëorganizuar, në të cilën zyrtarë të nivelit të lartë akademik, përfshirë 2 zëvendësrektorët Ilir Kapaj e Romina Kotaj, dhe administratorin, Edmond Tërthorja në bashkëpunim me biznese manipuluan procesin e prokurimeve publike, duke favorizuar firmat “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF”. Bëhet fjalë për 9 procedura tenderimi, të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë prokurimi prej 900 mijë eurosh.

Hetimet zbuluan se këto firma jo vetëm favorizoheshin dhe paracaktoheshin në tendera, por edhe bënin oferta fiktike në emër të bizneseve të tjera për të fryrë vlerën e tenderave. SPAK thote se hetimet zbuluan se përgatitja e dokumentacionit për fondet limit dhe specifikimet teknike ishin bërë në koordinim të plotë me fituesit e paracaktuar të tenderave, ndërsa nuk bëhet asnjë analizë reale të tregut.

Dokumentet hetimore tregojnë se pajisjet dhe mallrat e tenderuar ishin siguruar nga operatorët fitues disa muaj përpara shpalljes së procedurave, duke treguar se fituesit ishin vendosur paraprakisht. Ky manipulim ka përfshirë edhe anëtarët e njësisë së prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët kanë ndihmuar në përzgjedhjen e fituesve të paracaktuar.

NJOFTIMI I SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti sot (22.07.2025) kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13/1 të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr.13 të vitit 2022), në ngarkim të 27 personave, zyrtarë të Univeristetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe dy personave, përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k.

Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

Ndërsa dy përfaqësuesit e operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k, akuzohen për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë hetuar 9 (nëntë) procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të fondit limit 90.000.000 (nëntëdhjetë milionë) lekë.

Hetimet proaktive janë zhvilluar me metoda speciale, të cilat përfshijnë përgjimin e bisedave telefonike të zyrtarëve të UBT, vëzhgime dhe administrimin e dokumentacionit të procedurave të prokurimit me autoritet kontraktor, UBT.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të stafit akademik në UBT, të pandehurit: Romina Koto dhe Ilir Kapaj në detyrën e zëvendës/rektorit, Bejo Bizhga, me detyrë Përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike, që konsistojnë në ideimin e projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), si edhe veprime të kundraligjshme të kryera në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin Edmond Tërthorja, me detyrë Administrator i UBT-së.

Këta persona kanë përgatitur të dhëna fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurrues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI, kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor, në fazën e përgatitjes dhe kryerjes së procedurave të prokurimit. Komisioni që përllogariti fondin limit dhe përgatiti specifikimet teknike ka bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të paligjshme me njësinë e prokurimit dhe komisionin e vlerësimit të ofertave.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave nga të pandehurit: Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Erjola Kopali, Klea Lekoçaj, Etleva Shore, Mimoza Shehu, Elvira Shtogu, Tone Vukaj, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin, Edmond Tërthorja, të cilët kanë krijuar kushte dhe favorizuar shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit rezultoi se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike, termat e referencës, si dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit, janë bërë nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomikë fitues “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomikë fitues, “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”, kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, që janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa kryer asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të kryerjes së procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje me mallra të tjera, të vëna në dispozicion të autoritetit kontraktor disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit, (procedura prokurimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas, janë kryer procedurat fiktive të  prokurimit dhe marrje e tyre në dorëzim).

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime të në kuadër të procedimit penal nr.13 të vitit 2022, për të evidentuar çdo fakt tjetër penal,  përgjegjësinë e çdo personi tjetër, që ka vepruar me dokumentacionin e këtyre procedurave të prokurimit, si dhe fakte të tjera penale në kuadër të këtij procedimi penal.

Pas

Falje kamatvonesash e pagesë me këste, OSHEE propozon skemë të re për shlyerjen e faturave të energjisë

Para

Hetimi që trondit botën! Fëmijët rusë të përfshirë në ndërtimin e dronëve kamikazë për luftën në Ukrainë

Para
Hetimi që trondit botën! Fëmijët rusë të përfshirë në ndërtimin e dronëve kamikazë për luftën në Ukrainë

Hetimi që trondit botën! Fëmijët rusë të përfshirë në ndërtimin e dronëve kamikazë për luftën në Ukrainë

 



Të Fundit

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga arrestohet 26-vjeçari

EMRAT/ Sherri mes shokëve në Borsh, kush është autori dhe i plagosuri

Mahmoud Abbas përshëndet vendimin e Kanadasë për të njohur shtetin e Palestinës

Franca kërkon përjashtimin e verërave dhe pijeve alkoolike nga tarifat e Trumpit

Kryeministri Rama uron Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme e mbrojtjes së natyrës

Degradon sherri mes dy shokëve në Borsh! Njëri qëllon tjetrin me pistoletë, e plagos në dorë

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur

Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, vatra zjarri kudo nëpër Ballkan

Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.