14:08 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SPAK gjen në zyrën e mjekut Prifti një zarf me emrin e pacientes, merret në pyetje gruaja, ende ndodhet në spital

11:08 | 18/02/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edvin Prifti

Edvin Prifti

Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se në zyrën e doktorit, Edvin Prifti ka gjetur një zarf bosh po me një emër sipër të një pacienteje. Spak ka marrë në pyetje pacienten që është e e shtruar ende në spital.

Fax News siguroi sot dhe kërkesën e mjekut Prifti që i ka bërë apelit të GJKKO-së ku kërkon që ti hiqet masa e sigurisë arrest me burg, dhe ti kthehen paratë e bashkëshortes që iu sekuestruan.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kundër Korrupsionit të Organizuar, mjeku Edvin Prifti kërkon që të rrëzohet vendimi i 13 shkurtit. Ndërsa kërkon që të kontrollohet paligjshmëria e kontrollit të zyrës dhe banesës së tij.

“T’i kthehen zj. Enida Prifti të hollat e sekuestruara në cantën e të hetuarit dhe në banesë, sepse nuk janë prova material ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat ai hetohet, por pjesërisht pasuri e ligjshme që buron nga një marrëdhënie juridike civile dhe, diferenca eventuale, kursime familjare, për të cilat nuk ka pengesë ligjore të mbahen në banesë.”, shkruhet në kërkesën e mjekut Prifti drejtuar GJKKO-së.

Në kërkesën e tij Prifti gjithashtu shpjegon dhe oriogjinën e të ardhurave të sekuestruara. Sipas tij të ardhurat e sekuestruara ishin të ligjshme dhe i përkisnin bashkëshortes së tij, Enida Prifti dhe ishin trashëgimi nga babai i saj. Kjo gjë mund të vërtetohet pasi në cërfitikatën e pronësisë rezulton se prona ndodhet në Priskë të Madhe dhe prona njihet me emrin ‘Kompleksi Triada’.

Ai sqaron se prona u është shitur më datë 23 dhjetor 2020, Albana Hoxha dhe Kreshnik Sinani të cilët kanë blerë pronën me një shumë prej 350 mijë euro kesh pasi ata kishin bërë këtë zgjedhje. (Lexo edhe ketu) 

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Rama zbulon moshën e personaliteteve që do vaksinohen, sulmon nga Vlora Ilir Metën

Para

Tha se po mos të ishte ai kryeministër do kishte ndodhur qameti, PD i përgjigjet Ramës: Nuk të bëhet vonë për shqiptarët, me paratë e PPP-ve…

Para
Basha nxjerr një nga ‘100 dështimet e Ramës në 8 vite’: Premtoi deficit dhe borxh publik nën kontroll, por a e ka mbajtur?

Tha se po mos të ishte ai kryeministër do kishte ndodhur qameti, PD i përgjigjet Ramës: Nuk të bëhet vonë për shqiptarët, me paratë e PPP-ve...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

Policia e Shtetit në veprim: 103 operacione dhe 761 të arrestuar në një muaj

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

“Trump dhe Putin me të njëjtën strategji për kërcënimin me armët bërthamore”, ish- drejtuesi i KGB: Medvedev, një idiot

Rrezikuan jetën e pushuesve, policia bllokon 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.