09:53 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SPAK kërkon 8 muaj burg për Dritan Lleshin, premtoi punësim kundrejt 400 mijë lekëve

15:01 | 19/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SPAK kërkon 8 muaj burg për Dritan Lleshin, premtoi punësim kundrejt 400 mijë lekëve

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë në ngarkim të të pandehurit Dritan Lleshi, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

SPAK kërkoi dënimin e tij me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i kërkoi gjykatës uljen e dënimit në 8 muaj.

Sipas hetimeve, në vitin 2019, Dritan Lleshi i ka premtuar shtetasit A.N, kundrejt shumës 400.000 lekë, punësimin e djalit të tij si inspektor mjedisi në Fier ose Lushnjë. Lleshi është prezantuar si person me lidhje familjare me një zyrtar të Ministrisë së Brendshme, përmes të cilit pretendonte se mund të ndikonte në rezultatin e konkursit për pozicionin në fjalë.

Kallëzimi penal është bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lushnjë, ku kallëzuesi deklaroi se kishte dorëzuar një kapar prej 200.000 lekësh, ndërkohë që premtimi për punësim nuk u realizua.

SPAK vlerëson se nga hetimi rezulton e provuar se i pandehuri ka ushtruar ndikim të paligjshëm, nëpërmjet premtimit të ndërhyrjes në një proces publik punësimi, për përfitim të padrejtë pasuror.

Ndërkohë, SPAK ka regjistruar procedim edhe në ngarkim të kallëzuesit A.N., i dyshuar për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas paragrafit të parë të të njëjtit nen të Kodit Penal.

Seanca për dhënien e vendimit pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

Pas

Largohet pa paguar hotelin në Palasë, prishje prone në Dhërmi dhe ngacmim në Ksamil

Para

Thirrje nga regjisori i njohur iranian për rrëzimin e regjimit në Teheran

Para
Thirrje nga regjisori i njohur iranian për rrëzimin e regjimit në Teheran

Thirrje nga regjisori i njohur iranian për rrëzimin e regjimit në Teheran

 



Të Fundit

Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Fushë Krujë, autori ende i pa identifikuar

Durrës/ Vila me qira kthehet në ambient prostitucioni – 4 shtetase kineze në pranga, një angleze shpallet në kërkim

Ushtarët izraelitë bëjnë selfie pranë vendit ku ra raketa iraniane, reagime të shumta në rrjete sociale

Sulm masiv në Ukrainë, 14 të plagosur përfshirë tre zjarrfikës

Gaza s’gjen paqe, mbi 100 të vrarë brenda ditësh

Iran, ndërprerja e internetit vazhdon për ditën e dytë me radhë

Rama ndan momentet nga 34-vjetori i PS: “11 Maji, suksesi spektakolar i Shqipërisë 2030”

Tensionet rriten në Rusi, ekonomia përballet me kërcënimin e recesionit

Rusia reagon ashpër ndaj tensioneve: “Vrasja e Khameneit do të destabilizonte rajonin”

Rezidenca e ambasadorit norvegjez në Izrael në shënjestër të një sulmi me granatë – autorët ende në kërkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.