SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Pjerin Ndreut, i cili po hetohet nën akuzën “shpërdorim detyre”.
Etleva Deda është caktuar gjyqtare nga shorti elektronik, e cila pasi të caktojë datën e seancës, do marrë në shqyrtim kërkesën e organit të akuzës për pushimin ose jo të çështjes.
Ndreu u kallëzua në strukturwn e posaccme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.
Aksi rrugorw është në varesi të ARRSH dhe bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë tëbkryente punime, tha PD në denoncim aso kohe.
Partia Denokratike e akuzoi Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Në hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe janë marre me tenderin për ndërtimin e rrugës.
Për këtë çështje, Pjerin Ndreu u thirr ne SPAK në korrik tw vitit 2024, ku pas rreth 1 ore marrje në pyetje deklaroi publikisht që dha shpjegime në cilësine e personit nën hetim për akuzën “shpërdorim detyre”.