Deputetët e opozitës i janë drejtuar me një padi Gjykatës Kushtetuese, sa i takon kërkesës së SPAK, për të kufizuar lirinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me dosjen “Partizani”.
Në padi kërkohet që të zgjidhet konflikti i kompetencave mes Kuvendit, SPAK dhe GJKKO sa i takon kufizimit të lirisë se deputetit, pa kërkuar dhe pa marrë paraprakisht autorizimin e Kuvendit.
Po ashtu kërkohet pezullimi i masave shtrënguese ndaj Berishës, derisa Kushtetuesja të shprehet.