18:37 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për ‘Xibrakën’: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës

17:57 | 10/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SPAK mbyll hetimet për ‘Xibrakën’: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e laboratorit të kokainës që u zbulua në vitin 2015 në Xibrakë dhe në një reagim për Report Tv thotë se nuk është gjetur asnjë provë që implikon në këtë çështje Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, të regjistruar pas rifillimit të hetimeve të pezulluara të procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016. Ky procedim lidhej me veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”, të parashikuara në nenet përkatëse të Kodit Penal.

Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.

Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë.

Në përputhje me nenin 326 të Kodit të Procedurës Penale, më datë 23 dhjetor 2024, është vendosur pezullimi i hetimeve për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, pasi autorët e tjerë të veprave penale nuk janë identifikuar. Dosja i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të vijuar përpjekjet për identifikimin e autorëve”, thuhet në reagimin e SPAK

Pas

Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale me urgjencë, Kryepeshkopi Anastas del nga salla e operacionit

Para

Berisha: Fitorja e PD në 11 maj do të vijë nga vota e opozitarëve që kanë ikur jashtë! Zbardhen porositë për kryetarët e degëve

Para
Berisha: Fitorja e PD në 11 maj do të vijë nga vota e opozitarëve që kanë ikur jashtë! Zbardhen porositë për kryetarët e degëve

Berisha: Fitorja e PD në 11 maj do të vijë nga vota e opozitarëve që kanë ikur jashtë! Zbardhen porositë për kryetarët e degëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Lulet plastike”, një film nga Ylljet Aliçka me Robert Ndrenikën dhe Zana Priftin, shfaqet në COD

Mediat amerikane: Trump nuk do të nënshkruajë deklaratën e përbashkët të G7-ës që bën thirrje për uljen e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit

Aksident në Korçë, makina del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduarit dërgohen në spital

Kushtet e Iranit për negociata me SHBA, reagon presidenti i Izraelit: Po përdor Trump si mburojë për të avancuar me programin bërthamor

Konflikti në Lindjen e Mesme, DASH udhëzon amerikanët të mos udhëtojnë në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza

Televizioni publik iranian rinis transmetimin pas sulmit: Izraeli s’e do të vërtetën

VIDEO| Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis transmetimin

Si i përcakton SHBA organizatat e huaja terroriste? Ambasada Amerikane në Tiranë tregon rëndësinë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare

Ushtria izraelite bombardon televizionin shtetëror iranian në Teheran

Vrasja e dy britanikëve nga shqiptari, zbardhen detaje, 34-vjeçari ka qenë nën masën ‘liri me kusht’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.