05:00 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun Benet Beci për shkelje në tendera publikë

11:12 | 13/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur të zgjasë afatin e hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 196, të vitit 2024, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Sipas vendimit të firmosur më 23 prill 2025 nga prokurori Dritan Prençi, rezulton se hetimet janë të lidhura me një procedurë prokurimi të zhvilluar më 18.12.2019 nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik (Projekti Kërkimor)”, me referencë REF-46463-12-18-2019, dhe një fond limit prej 69.500.000 lekësh.

Emrat e përfshirë në hetim për këtë çështje përfshijnë:

Benet Beci

Jonid Kazani

Edlira Mitrushi

Ylka Nishku

Rudin Gjoni

Adela Ruko

Premtim Dauti

Të gjithë të sipërpërmendurit janë të dyshuar për shkelje të barazisë në tendera, në bashkëpunim, një vepër që parashikohet nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.

SPAK ka administruar dokumentacionin nga vetë KESH, ku është dërguar si provë kopja e praktikës së plotë të prokurimit për procedurën në fjalë. Hetimet pritet të thellohen më tej për të zbuluar përgjegjësitë individuale dhe çdo abuzim të mundshëm me fondet publike në këtë rast.

Etiketa: Benet BeciSPAK
Pas

Finalizohet operacioni “Skeda”, arrestohet 40-vjeçari që vodhi në spital dhe në një dyqan elektronik

Para

Ursula von der Leyen kërkon përmbajtje dhe zgjidhje diplomatike për krizën në Lindjen e Mesme

Para
Pas sanksioneve të SHBA-së, BE ofron mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale! Ursula von der Leyen: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Ursula von der Leyen kërkon përmbajtje dhe zgjidhje diplomatike për krizën në Lindjen e Mesme

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.