Kryeministri Edi Rama thotë se SPAK është një institucion i ri që mund të bëjë gabime, por ka nevojë që të dëgjojë edhe kritika. Në rubrikën “Sy m’sy” me ndjekësit në rrjete sociale, kreu i qeverisë tha se nëse ka bërë korrupsion, Erion Veliaj duhet të shkojë në burg por kur një akuzë e tillë të jetë e provuar.
“SPAK nuk është Vatikani, edhe atë e kritikoj. SPAK është institucion i ri ,është në të drejtën e tij në kuptimin kulturor dhe historik që të bëjë gabime. Qeveria e Shqipërisë si traditë institucionale ka 100 e kusur vite dhe prapë nuk është institucion i pagabueshëm. Këta 5 vjet janë, atëherë është e domosdoshme që të dëgjojnë kritika. Jo sulme personale, jo goditje armiqësore, jo intimidim. Duan të hetojnë për Veliajn, të hetojnë deri në fund. Nëse ka bërë korrupsion, të shkojë aty ku duhet të shkojnë të gjitha ata që e bëjnë këtë gjë, por ama të provuar. Ne një mendere vend jemi, njohim të gjithë njëri tjetrin. Ne jemi një vend që nuk jemi Gjermania, Franca e Zvicra që i kanë sistemet e deklarimeve dhe bankare qysh ku nuk mbahet mend, por jemi vendin me sasinë më të madhe të cash në Evropë se pjesa më e madhe e njerëzve nuk besojnë te bankat akoma se i ka tmerruar diktatura. Dy janë mëkatet më të mëdha të kapitalizmit, bankat dhe taksat.
Ne jemi shtet ku përveç punonjësve të administratës dhe biznesit nuk deklaron kush pasuri dhe të ardhura akoma se është fazë zhvillimi jo. Nuk jemi demokraci e konsoliduar jemi e re. Si u bëka këtu historia të kërkosh qimen në syrin e tjetrit dhe më pas të mos shohësh traun. Punonjësit e shtetit nuk janë të gjithë nën dyshimin e arsyeshëm se vjedhin. Kjo është logjika e qorrave në rrjetet sociale. Lufta kundër korrupsionit është luftë kundër korrupsionit. Vazhdoni shani ju, por unë nuk i negocioj parimet e mia pse kam dalë për ta përmysur atë sistem kur vendoste sigurimi i shtetit dhe as pozicionin e qartë të PS, luftën për të bërë shtet dhe qasjen për të sakrifikuar pushtet për të bërë shtet, ka edhe mbrojtjen e standarteve. Nuk është PS një forcë që ka shkatërruar Shqipërinë nja 7 herë, që i ka çuar shqiptarët deri në buzën e luftës civile, nuk ka inkurajuiar skemat piramidale, dhe nuk është PS që kur është larguar nga pushteti e ka lënë gropë shtetin dhe nuk mund të jetë PS një forcë që të mos jetë kërkuese për standaret.”, tha Rama.