13:18 | 23/05/2025

SPAK operacion në Berat me kërkesë të autoriteteve belge! Kontrolle në 4 ambiente, sekuestrohen dokumente false! Një 33-vjeçar në pranga

Berat-SPAK ka kryer kontrolle në katër ambiente në Berat pas një letërporosie të autoriteteve belge.

Gjatë këtij aksioni raportohet se një 33-vjeçar ra në prangat e policisë pasi në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.

Njoftimi i policisë:

Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Para
 



Të Fundit