Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbuluar prova të reja në procesin gjyqësor që po zhvillohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
SPAK ka paraqitur prova të reja ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të kompleksit “Golden Resort”, i cili ndodhet në qendër të hetimeve për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës.
Sakaq, seanca u shty për në datën 13 maj, pasi avokati kërkoi kohë për njohjen me provat e reja.