Deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka folur për mediat ditën e sotme në një deklaratë nga ambjentet e SPAK, ku ka kallëzuar kryebashkiakun e Kuçovës dhe biznesmenin Pëllumb Salillari për manipulim të rezultatit elektoral në këtë bashki.
Ajo deklaroi se të dy kanë përdorur postin e tyre dhe burimet financiare, për atë që ajo e cilësoi krimin elektoral të 14 Majit.
Vokshi u shpreh se SPAK refuzon të hetojë krimet elektorale, ndërsa njoftoi se kanë dorëzuar rreth 30 kallëzime për zgjedhjet.
“Jam në SPAK për kallëzimin e bërë për kryetarin e Bashkisë Kuçovë si dhe biznesmenin Salillari. Ata kanë përdorur jo vetëm pozitën e tyre por edhe burime publike pranë bashkisë. I kemi akuzuar për disa vepra si ‘Abuzim me fonde publike’ mes të tjerash.
Ka disa prova dhe video që tregojnë se është shtruar asfalt elektoral pa asnjë projekt dhe pa standart. Ka edhe prova të tjera ku kallëzojmë shpërdorim te buxhetit të bashkisë për përfitime elektorale.
Ne kemi depozituar 30 kallëzime si në SPAK, ashtu edhe në prokuroritë e rretheve, të cilat janë anashkaluar. SPAK nuk ka hetuar rreth këtyre kallëzimeve, sapo shohin emrin e Edi Ramës anashkalojnë dosjen. Po ashtu edhe aplikacion i aktivistit, me të cilin është abuzuar”, tha Vokshi.