Operacioni i SPAK në zyrat e drejtorisë së Arsimit në Dibër është dekonspiruar, dhe nuk është arritur që të shkohet deri te personat që do të merrnin rryshfetin.
Burime bëjnë me dije për Fax News se shtetasi Halit Shehu donte të punësohej mësues, dhe i dha 100 mijë lekë Fitim Farrukut, i cili ishte shef i Financës në zyrën e Arsimit.
Pas marrjes së zarfit me lekë Fitim Farruku takoi burrin e drejtoreshës së Arsimit në një kafe të qytetit, shtetasin Lulzim Dani, i cili nga ana e tij mban detyrën e specialistit të pyejeve.
Dyshohet se operacioni u dekonspirua, pasi Lulzim Dani nuk i mori zarfin me lekë Fitim Farrukut, duke qenë se ka qenë në dijeni të përgjimeve.
Halit Shehu e Shefi i Financës së Këshillit të Qarkut, Fitim Farruku u arrestuan 2 ditë më parë, pas urdhërit nga SPAK, për akuzën e korrupsionit.
Burri i Brikena Danit, Dr. e Arsimit Dibër, Lulzim Dani u shoqërua dhe u la i lirë, pasi nuk pranoi marrjen e lekëve, edhe pse i jepeshin nga vartësi i bashkëshortes së tij.
SPAK kreu përgjime telefonike dhe përgjim ambiental, por nuk arriti të provonte korrupsionin nga Dani.
Ajo që është alarmante në këtë histori është fakti se edhe një operacion i një niveli të tillë, nga fundorët për SPAK nuk është arritur që të përfundohet, pikërisht për shkak të dekonspirimit.