08:05 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SPAKU nis aty ku mbarojnë pordhët me rigon

12:23 | 23/07/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”E ke në rrëzë të veshit, mos fol për drogën”, kërcënohet gazetari Basir Çollaku

Nga Basir Çollaku 

KLP-ja përzgjodhi 15 prokurorë me prioritet për të qenë bërthama e parë e SPAK, ndonëse pikëzimi është një novelë më vete për nga mënyra e fasonerisë se si ka funksionuar. Të mbeturit në zgrip ose jashtë 15-shes do të jenë sërish me vendime KLP prokurorë të thjeshtë nëpër rrethe, atje ku e meritojnë sipas mëkatit.

Të mbetur në periferi ishin këtë herë Besim Hajdarmataj, Donika Prela, Dritan Prençi e Vladimir Mara. Duke lënë mënjanë Donika Prelën tre prokuroët e tjerë, megjithë ngërçet kanë pasur dosjet më të rënda me peshë politike. Tahirin, 339, dhe kanë firmosur jo pak. Këta nuk janë sepse mundeshin. Të tjerë më shumë se gjysma e atyre që janë në rradhe nuk kanë firmosur asgjë dhe mos kini shpresë se do të bëjnë ndonjë gjë. Sepse janë borxhlinj.

Jo thjesht nga vettingu, se më vetë mundeshin edhe të kalonin. Por sepse kanë hyrë në borxhe të reja. Kanë fshehur ose janë dakordësuar për ndonjë hall dhe tani janë gati të kthejnë kusuret.

Festa për SPAK është një hibrid diplomatik dhe muzikor, sepse duhej së paku të kishte në këtë ditë nga donatorët e mëdhenj ndërkombëtarë, emra të politikanëve të arrestuar, ku ndërkombëtarët na lajmëruan fort herë se do ndodhë patjetër.

Sepse po ju kujtoj një rast sa komik, tragjik, por edhe domethënës. Kur në një nga motet e punës ILKPD, përfshiu në shortin e filtrimit të pasurisë Edi Ramën, kryetar partie dhe Bashkie, ende i pabërë kryeministër, ish- Ambasadori Amerikan John Withers ka ulëritur ndaj ekspertëve e drejtuesve të ILKPD, përse e përfshinë Ramën në listën e hetimit.

Nuk duhet të jetë, atë e di unë se unë jam numri një ktu…Ka befasuar kedo ndodhej aty. Ndërkohë përzgjedhjen e bëntë programi, që ishte i gjithi investim i USAID, tërësisht kontroll amerikan. Drejtues të USAID aso kohe u përfshinë në këtë incident serioz duke u thënë ILKPD se ambasadori nuk ka të drejtë dhe ne jemi me ju, sepse keni respektuar procedurën.

Madje këtë ngjarje dhe shqetësim do ta përcjellim në DASH. Histori të tilla që unë mund të di, ka mjaft dhe plot…  Ndaj kjo strukturë në një farë mënyre më fort ngjan si një instrument për projekte rajonale dhe globale, ku guximtarët duhet të heshtin se SPAKU të thërret.

Vijmë te Pyetja 1 milionë dollarëshe ?

Cili prej të 15 spakistëve ka kurajon profesionale pa asnjë paragjykim, frikë apo borxh, të firmosë urdhër-arreste për Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën, Monika Kryemadhin, Lulzim Bashën, Fatos Nanon,Guvernatorë të Bankës së Shqipërisë, Prokurorët e Përgjithshëm, krerët e gjykatave Kushtetuese dhe asaj të Lartë, kupolën drejtuese të sistemit të drejtësisë dhe një turrë ministrash e deputetesh të të gjitha qeverive. Sepse këta janë përgjegjësit për atë çka është bërë dhe nuk është bërë, çka është vjedhur, grabitur, apo mbetur ende pa plaçkitur.??!

Madje të shohim dhe ndonjë ndërkombëtar së paku “non grata” se arrestimet janë telash diplomatik, sepse kanë përlarë e përfituar të paimagjinueshmen. Asnjëri prej tyre se ka bërë për shpirt të gjyshit apo të ngatërrojë hallën me xhajën dhe dajën.

Njëherëh të firmosin sekuestro pasurish, ngrirje llogarish, brenda dhe jashtë vendit. Kthim të këtyre pasurive e llogarive në buxhetin e shtetit, rikthim shërbimesh e investimesh me këto pasuri marramendëse.
E bëjnë dot?
Ata e dinë!

Nëse po, shqiptarët do ju jenë mirënjohës sepse kanë bërë dicka për vendin. Nëse jo. Nëse filllojnë e përpëliten, kemi familje, kemi fëmijë, përse ne do çlirojmë Shqipërinë, atëherë në të sëmës. Thjesht kemi ca rrogtarë më tepër, ca kurbanë të dorës së dytë e të tretë të përkohshëm. Dosjet nuk mungojnë.

Burrat dhe gratë që kanë marrë përsipër ta bëjnë duhet të japin mesazhet se e bëjnë. SPAKU nis këtu! Të tjerat janë thjesht pordhë me rigon…

Pas

Pak minuta para marrjes në pyetje në Hagë, Haradinaj jep mesazhin e fortë për taksën me Serbinë

Para

“U futën nga dera e pasme”, banorja tregon tmerrin e mbrëmshëm: Kishin veshur pantallona të shkurtra e armë në brez

Para
“U futën nga dera e pasme”, banorja tregon tmerrin e mbrëmshëm: Kishin veshur pantallona të shkurtra e armë në brez

“U futën nga dera e pasme”, banorja tregon tmerrin e mbrëmshëm: Kishin veshur pantallona të shkurtra e armë në brez

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump thumbon Macron: Largimi im nga G7 s’ka të bëjë me armëpushimin, Emmanueli gjithmonë e ka gabim

Izraeli sërish nën sulm, Irani lëshon një valë tjetër raketash, thirrje për banorët të gjejnë strehim të sigurt

Shpërthime në Izraelin qendror, Trump largohet herët nga takimi i G7: Të gjithë duhet të evakuohen nga Teherani

Trump largohet para kohe nga samiti i G7 në Kanada, paralajmëron nga rrjetet sociale: Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani

Eurostat: Aplikimet për azil nga shqiptarët në BE bien 29% për periudhën janar-mars

Nis sot rinumërimi i votave, pritet të hapen 43% e kutive në 4 qarqe

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Presidenti ukrainas pretendon se Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.