03:57 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Spalleti shfryn keq ndaj Icardit: Poshtërsi t’i lutemi të veshë fanelën, ai nuk është Mesi!

08:38 | 01/04/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spalleti shfryn keq ndaj Icardit: Poshtërsi t’i lutemi të veshë fanelën, ai nuk është Mesi!

Interi u mposht ndaj Lazios me rezultatin 0-1 në supersfidën e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A.

Në prononcimin pas disfatës ndaj të kaltërve, trajneri Luciano Spalletti foli edhe për çështjen “Icardi” duke u shprehur: “Negociatat me Icardin janë poshtëruese për tifozët e Interit dhe për ata që e duan këtë klub. Ata duhet ta lusin dikë për të veshur fanellën e ekipit?! Kjo është e turpshme. Icardi duhet të qëndrojë një ndeshje jashtë. Nëse vazhdon të sillet siç është sjellë kohët e fundit, atëherë mund të fillojë të rikthehet në skuadër”, tha tekniku i zikaltërve.

“Njerëzit thonë se humbëm ndeshjen sepse nuk ishte Icardi, por kemi humbur ndeshje edhe me të në fushë. Mesi bën diferencën, jo Icardi, me gjithë respektin që kam për të”, deklaroi Spalletti.

“Ngjarjet janë të qarta, është e drejtë të luajnë të tjerët në këtë moment, edhe pse Icardi mund të luante 45 minuta për mua. Megjithatë, duhet besueshmëri në dhomat e zhveshjes, të kesh besimin e grupit. Unë kam patur besimin e çdo grupi ku kam punuar, për 22 vite, janë lojtarët me të cilët kam punuar ata që e tregojnë historinë time, jo ju, që kërkoni dhe publikoni çfarë ju teket.

Interi nuk shkonte në Champions prej 6 vitesh, apo gabohem? Dhe Icardi aty ishte. Sa ndeshje kemi humbur me Icardin në fushë? Të ndërhysh që Icardi të luajë është diçka poshtëruese, për gjithë interistët. Çdo të thotë të bisedosh, të bësh tratativa për të grumbulluar dikë? Çfarë të bëj, të dërgoj 20 e-maile për të thënë nëse grumbullohet dikush apo jo?

Është një humbje e rëndë ndaj një rivali direkt. Kemi kontrolluar ndeshjen për periudha të gjata, por ishim të pafat dhe kemi humbur mundësitë tona”, deklaroi Spalletti.

 

Etiketa: humbja ndaj laziosInterSpalleti
Pas

Ligji i tatimeve “ndëshkon” personat që bëjnë dy punë

Para

Karikues me wireless për iPhone, dështon eksperimenti i Apple

Para
Karikues me wireless për iPhone, dështon eksperimenti i Apple

Karikues me wireless për iPhone, dështon eksperimenti i Apple

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.