Spanja e ka nisur furishëm Kupën e Botës. Iberikët fituan me rezultatin e thellë 7:0 Kosta Rikën në kuadër të Grupit E. Të besuarit e Luis Enrique shkëlqyen në këtë përballje duke dominuar tërësisht ndaj Kosta-Rikës, që nuk pati ndonjë rast shënimi.
Kjo njëherësh është fitorja më e thellë deri më tani në turneun e Katarit. Në fakt, Spanja i dha fund çështjes së fituesit qysh në pjesën e parë duke shënuar tre gola.
Në pjesën e dytë, spanjollët u bënë dhe më kërkues në drejtim të portës së kundërshtarit, ndërsa shënuan dhe katër gola të tjerë, duke e mbyllur sfidën në shifrat e thella 7:0.