06:14 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Spanjë/ Mbollën plantacion marihuane brenda ‘shtëpisë së barit’, arrestohet çifti i shqiptarëve! Era e drogës i tradhtoi, sekuestrohen 809 rrënjë

21:09 | 04/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spanjë/ Mbollën plantacion marihuane brenda ‘shtëpisë së barit’, arrestohet çifti i shqiptarëve! Era e drogës i tradhtoi, sekuestrohen 809 rrënjë

Oficerët morën informacione dhe më pas gjurmuan zonën ku jetonte një vajzë dhe një djalë, 22 dhe 27 vjeç, shqiptarë. Era e fortë e marihuanës dha shenjën e parë për ekzistencën e plantacionit, brenda u gjetën edhe pajisje bashkëkohore. Pesha e drogës 177 kg. Gjykata i lë në burg dy të arrestuarit

Spanjë– Kishin ngritur një plantacion droge brenda një ‘ferme bari’ me pajisje nga më bashkëkohoret, arrestohen në Spanjë çifti i shqiptarëve të dyshuar.

Sekuestrohen 809 bimë marihuane me peshë mbi 177 kilogramë, kurse të ndaluarit pasi dolën para gjykatës, u lanë në arrest me burg.

Oficerët e Policisë Kombëtare të caktuar në Stacionin e Policisë së Gandias, njoftuan se kanë shkatërruar një plantacion marijuane në Ador dhe kanë arrestuar një grua dhe një burrë, përkatësisht 22 dhe 27 vjeç, me origjinë shqiptare.

Ndaj tyre është ngritur edhe akuza e një krimi kundër shëndetit publik dhe një tjetër për mashtrim me energjinë elektrike. Nëse droga do dilte në treg, sillte fitime në qindra mijëra euro.

Hetimi, i kryer nga oficerë të Brigadës së Policisë Gjyqësore, filloi pasi u mësua në fillim të muajit të kaluar se marihuana mund të kultivohej në një shtëpi në qytetin e Adorit.

Policia vendosi mbikëqyrje në afërsi të pronës, duke zbuluar një erë të fortë karakteristike të kësaj substance që vinte prej saj. Ata gjithashtu vunë re tregues të tjerë objektivë se marihuana po mbillej brenda shtëpisë. Oficerët identifikuan gjithashtu një çift si banorët e zakonshëm të shtëpisë.

Ndërhyrja operacionale zbuloi edhe provat, kurse në objekt ishin bërë instalime elektrike dhe hidraulike që i shërbenin kultivimit, llamba dhe rrjet aspirimi, informoi media spanjolle, teksa emrat e të dyshuarve nuk u publikuan.

Personat e arrestuar nuk kishin precedentë penalë të mëparshëm, ndërsa ndaj tyre u urdhërua burgosja.

Pas

Biseda telefonike, Putin dhe Trump zotohen të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm

Para

Postoi komente negative për Islamin, rrëmbehet në mes të ditës biznesmeni në Moskë

Para
Postoi komente negative për Islamin, rrëmbehet në mes të ditës biznesmeni në Moskë

Postoi komente negative për Islamin, rrëmbehet në mes të ditës biznesmeni në Moskë

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.