14:07 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Spanjë/ Pjesë e organizatës që trafikoi 1,1 tonë kokainë, shqiptari arrestohet pasi e ‘spiunuan’ banorët me një video në rrjetin social! Vlera e drogës mbi 500 mln euro

20:14 | 21/05/2025
në Kronikë, Kryesore, Te Gjitha
0
Spanjë/ Pjesë e organizatës që trafikoi 1,1 tonë kokainë, shqiptari arrestohet pasi e ‘spiunuan’ banorët me një video në rrjetin social! Vlera e drogës mbi 500 mln euro

Policia spanjolle ka shkatëruar në Madrid një organizatë shqiptare të trafikut të drogave të forta, e cila bashkë me ekstrakomunitarë të tjerë nga rajoni ballkanik, dyshohen si përgjegjës për transportin e një ngarkese me të paktën 1,1 tonë kokainë.

Aksioni është finalizuar pak ditë më parë nga Policia Kombëtare e Spanjës, njësia ‘Greco’, që çoi në çmontimin e një grupi të supozuar lokal të dedikuar për tregtimin e drogës.

Operacioni rezultoi në të paktën 8 arrestime dhe pesë kërkime në zona si San Miguel de Deiro (Vilanova), Poio dhe Bueu.

I fundit u kap një tjetër shqiptar me banim në qendrën Avenida de Marín, që u lokalizua fal një video që qarkullonte në rrjetet sociale nga banorët vendas.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se hetimi lidhet me operacionin e kryer shkurtin e kaluar në portin e Marinit, ku u gjet një sasi prej 120 kilogramësh kokainë të bashkangjitur në bykun e një anijeje tregtare ruse, “Crown Garnet”.

Pjesë e grupit dyshohen edhe persona të tjerë të implikuar, por dosja mbetet ende nën hetim nga autoritetet spanjolle.

Të njëjtat burime bënë me dije se grupit me bazë në Arousa i ishte sekuestruar “sasi të vogla” droge. Më vonë doli se përmbajtja ishte afërsisht 30 gramë heroinë, 160 gramë të tjera kokainë dhe afërsisht 100 gramë hashash.

Megjithatë, rëndësia e rastit ishte se çoi direkt tek organizata kriminale dhe krerët e saj. Operacioni u shtri edhe në Galicia dhe Vilanova.

Sipas medias spanjolle, organizata është përgjegjëse për të paktën 1,1 tonë drogë të transportuar në vendin iberik dhe me vlerë mbi 500 milionë euro nësë shitej në treg me doza, e gjitha e kapur në bregdetin e Vigos në janar dhe shkurt të këtij viti.

Anëtarët e organizatës janë kryesisht shqiptarë dhe nga vendet e tjera të Ballkanit.

 

Pas

Irani ngul këmbë se s’do ta ndalë pasurimin e uraniumit, me gjithë trysninë nga SHBA

Para

Kaja Kallas nesër viziton Kosovën, parashikohen takime me krerët e partive politike

Para
Kaja Kallas nesër viziton Kosovën, parashikohen takime me krerët e partive politike

Kaja Kallas nesër viziton Kosovën, parashikohen takime me krerët e partive politike

 



Të Fundit

Manastirliu: Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në testin kombëtar VANAF

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe: Zbatoni reformat e nevojshme dhe sqaroni drejtimin strategjik të vendit

Ministri Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

Elisa Spiropali: Humbëm Artan Lamen, njeri i dijes dhe pasionit për Shqipërinë

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës, hetohet mjeku

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura, zyrat e patronazhistëve paralel me qendrat e votimit

‘Notturno’ botohet në italisht, libri i ish-presidentit Bamir Topi! Prezantohet në Torino

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.