Kombëtarja e Spanjës është nisur për në Kosovë, ku do të luajë ndeshjen e radhës në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Në një postim në profilin e tyre në Twitter, kombëtarja e Spanjës tha se po nisen për në Prishtinë, por pa e përmendur fare emrin e Kosovës, shtetit ndaj të cilit do të zhvillojnë ndeshje me të drejta të barabarta.
“Nisemi për Prishtinë, për t’u rikthyer me tri pikët”, thuhej ndër tjera në postimin e tyre.
Siç dihet ky veprim vjen për shkak se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, ndërsa kujtojmë se një injorim të tillë, u përpoqën ta shfaqnin edhe gazetarët spanjollë në pyetjet që bënë drejt tranjerit Challandes.
Ndeshja e parë e zhvilluar mes Kosovës dhe Spanjës përfundoi 3-1 për spanjollët.