Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho, ka bërë ditën e sotem disa deklarata të forta rreth trazirave të vitit të mbrapshtë 1997, ndërsa ka paralajmëruar për një grusht të mundshëm shteti më 16 shkurt.
Në një intervistë për “Gazeta Dita”, Braho shprehet se autori kryesor i trazirave të vitit 1997 është ish-kryeministri Sali Berisha, aso kohe President. Por Braho ka shkuar më tej, kur thotë se Berisha po përgatitet për grusht shteti. Ai thotë se kështu po vjen një tragjedi e re dhe e pariparueshme për vendin.
“Berisha po përgatitet për një grusht të ri shteti. Besojeni apo jo. Por ai po përgatitet. Prandaj dhe pardje përmenda fjalët e Julius Fuçikut: “Njerëz, jini vigjilentë!” Do të jetë një tragjedi e re dhe e pariparueshme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar!”, – shprehet Braho.
Deputeti socialist shprehet se Berisha ka qenë autori i armatosjes së 600 personave në 1997-ën, të cilët rrezikojnë të vijnë po të armatosur në Tiranë me 16 shkurt.
“Po, është e vërtetë. Për sa kohë në PD do të bëjë ligjin Sali Berisha, ky rrezik është evident. Berisha i ngjan një bishe të plagosur dhe mendon se vetëm një përplasje civile, një grusht shteti mund ta shpëtojë nga ndëshkimi. Ja shiko, unë po të jap sot një listë me 600 persona (që ju mund t’i botoni në vijim) se si janë armatosur me urdhër të Sali Berishës për të sulmuar jugun e vendit. Budallenjtë, përveç emrit dhe firmës kanë shënuar edhe numrat e kartave të identitetit. Armatosja e militantëve të PD-së ka ndodhur në disa rrethe të vendit në atë kohë. Këta njerëz dhe të tjerë ka rrezik të vijnë të armatosur në datën 16 shkurt në Tiranë… Dhe mendoni edhe një fakt tjetër se kjo e ashtuquajtura protestë e tyre bëhet një ditë para ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të jetë kjo e rastësishme dhe të mos jetë e menduar nga krerët e opozitës? Nuk besoj. Megjithatë le të shohim…”, – deklaroi Braho.
I pyetur se si mund të ndodhë kjo, kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-së dhe ndërkombëtarët nuk do ta lejonin një gjë të tillë.
“Kjo është e vërtetë. Po Sali Berisha nuk i njeh rregullat dhe është i paparashikueshëm në të keqen e tij. Viktor Hygoi ka thënë se: “Për sa kohë tirani merr frymë, liria e ka lakun në fyt”. Nuk them ta varin Berishën, por ta gjykojnë. Ne si vend demokratik duhet të ecim me ligje, me drejtësi, por nuk duhet të falim. Falja e kriminelëve është atentati më i madh kundër demokracisë. Këtë duhet të kenë parasysh ndërkombëtarët. Po shpresuam se do të ngrihen komisione hetimore parlamentare për ngjarjet që mund të ndodhin, e kemi të humbur davanë. Këtë kërkon me ngulm Sali Berisha dhe kamikazët e tij. Është si puna e komisioneve për 97-n apo grushtin e shtetit të 98-s, të cilat rezultuan në zero. Unë si deputet, si politikan dhe si qytetar kam detyrë të paralajmëroj. Unë kam treguar me gisht kokën e krimit të 97-s dhe të 98-s dhe nuk do të më falej po të mos shprehem hapur për gjithçka mund të ndodhë. Gjuha që po përdor si Berisha, ashtu dhe Basha nuk parashikon asgjë të mirë”, – tha ai.
(Faxweb.al)
Nuk e kuptoj se si portali juaj jep shkrimin e këtij plehre komuniste, që në një vend tjetër ish komunist në Europë nuk mund të ishte pjesë e politikës.
Grushtin e shtetit në 97 e bënë Brahot e kuq në të gjithë Shqipërinë të cilët humbën pushtetin në 1992.
Brahos i kane rjedhur. E shikon nga gjyslyket e ereta dhe floket e bardhe.. Braho nuk eshte ne gjendje te kuptoje , o te shikoje , Prandaj i duhen gjyslyke. Kjo eshte fatkeqesia me e madhe qe ka shqiperia dhe gjithe bota… Qe qorrat jane ne fuqi, se jane zgjedhur nga qorra te tjere. .. Sido qe e quajne veten demokrate apo socialiste,,,,po e cojne shqiperine ne shkaterim te plote ekonomik, duke shkateruar vendin dhe po e shesin dhe bejne turizma, Nuk hahet turizmi, jeta mbeshtetet ke toka qe prodhon. Shqiperia shpreson se do jetoje me industrine e turizmit qe po e mbaron ciklin e saj….