Deputeti i dalë nga radhët e PS-së Spartak Braho është treguar i ashpër dhe me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në Kuvend, teksa po diskutohej për Institutin e studimit të pasojave dhe krimeve të komunizmit.
Braho tha se nga ambientet e ministrisë së brendshme janë nxjerrë dokumente të klasifikuara, nga studiuesit Kastriot Dervishi dhe Kaloçi. Ndërkohë më tej Braho hodhi akuza dhe në drejtim të Agron Tufës, duke thënë se po tentohet që të zhbëhet lufta nacional çlirimtare.
Pjesë nga fjala e Brahos:
Mos e bëni ministrinë han që të studiojë i gjithë mileti, keni ju dy hajdutë aty që është Dervishi dhe Kaloçi që kanë vjedhur dokumente te ju aty, dhe mbushin shtypin. Të nderuar deputet shumë nga ju as që nuk e dinin se ekzistonte ky institut i miratuar nga qeveria e Sali Berishës në 2010-tën.
Ky institut drejtohet nga një letrar që ka mbaruar shkollën në Bashkimin Sovjetik, Agron Tufa. Më erdhi në mend një debat, që ky studiues kërkonte që të hiqte nga qarkullimi filmat e para viteve 90. Me pak fjalë duhen zeruar të gjitha veprat e Kadaresë dhe Agollit.
Në njërën prej botimeve të publikuar nga ky institut konsideorheshin kriminelë afro 260 drejtues të luftës. Botim qesharak qe ai që bëntë fjalë për këngën e ballit kombëtar.
Së pari vepra e institutit ka shkelur ligjin që organizohej dhe do perifrazoj kryemninstin që tha larg duart nga vitet 41 \45.
Sepse neofashistët e tipit Tufa dhe Çela kërkonin mes shtrembërimeve të glorifikionin bashkëpunëtortët e fashizmit e nazizmit.
Instituti hidhte baltë mbi Lanc. Zoti Tufa po ju them se e keni thyer institutin në celulë të ballit.
Ju po luani mer zjarrin duke shkelur ligjin, e shpërdoruar luftën e LANÇ që se bëtë juve.
Luftën e bënë bijtë e këtij vendi, partizanët, e partizanet.
Tufa ke shkelur ligjin, sepse periudha mes viteve 41-45 s’mund të quhet periudhë e komunizmit, por periudhë për luftën nacional clirimtare.
Ju hileqarë jeni tani, hileqarë keni qenë në luiftë. Pse gërmoni në arkivat për të kërkuar dokumentacion?
Kush ua lejon? Asnjë punonjës institute nuk disponon certefikatë sigurie.
(E.K/FAXWEB.AL)