Avokati Spartak Ngjela mendon se presidenti i SHBA-së Donald Trump ka biseduar me Edi Ramën.
Ai ka deklaruar që biseda është presidenti Trump në bisedë i ka kërkuar Edi Ramës që reforma në drejtësi të fillojë para zgjedhjeve dhe arrestimi i të korruptuarve të fillojë menjëherë.
Sipas tij duhet forcë e moral për ta drejtuar Shqipërinë dhe shtron pyetjen nëse Rama e ka atë forcë.
REAGIMI I PLOTË:
Çfarë i tha presidenti Trump Edi Ramës?
Ai prerë i ka thënë:
Reforma në Drejtësi duhet të fillojë para zgjedhjeve; dhe arrestimi i të korruptuarve që kanë qenë të paprekshëm deri tani, duhet të fillojë menjëherë.
Kaq mjafton për të kuptuar që Ramë ziu lodhet kot me teatralitetin fëminor që e karakterizon: kundër korrupsionit por…
Duhet forcë për të drejtuar moralisht Shqipërinë – po vallë, a e ka Edi Rama këtë forcë?
Pak Rëndësi ka: e rëndësishme është të kuptohet se aleanca shqiptaro – amerikane duhet konkretizuar shpejt, dhe prej saj nuk shpëton dot asnjë i korruptuar. Asnjë!
Gjithë të tjerat janë humbje kohe. Shqipëria dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, është futur tani realisht dhe faktikisht në fenomenin moral të identitetit kombëtar shqiptar. Kjo është e pandalshme, edhe pse reaksioni antishqiptar në Ballkanin Perëndimor i ka shpresat te korrupsioni shqiptar në Tiranë. (B.H/Shuplaka)