Avokati Spartak Ngjela i njohur për qëndrimet e tij proamerikane ka komentuar dëbimin e dy diplomatëve rusë nga ambasada në Tiranë.
Ngjela tha dje se jemi përballë një lufte të nxehtë mes SHBA-ve dhe Rusisë, interesi i të cilave është i lartë në rajonin e Ballkanit.
Sipas Ngjelës, urdhëri për dëbimin e dy zyrtarëve të Ambasadës ka ardhur i diktuar nga SHBA-të. Po ashtu avokati shtoi më tej se diplomatët nuk janë hequr vërtet për helmimin.
“Janë dëbuar dy diplomatët më të rëndësishëm. Rusia në vendin tonë ka forcë, ka agjenturën e vet e të tjera si këto. Kanti na ka thënë njëherë është rast, kur përsëritet është raport.
Ka lidhje të drejtpërdrejtë. Ka filluar eskalioni për sqarimin e plotë të çështjes shqiptare dhe për të ndaluar çdo veprim subversiv të Moskës, Beogradit dhe Athinës.
Këtu është luftë e nxehtë. Është interesi i dy fuqive, Uashingtonit dhe Moskës dhe sigurisht që do fitojë Uashingtoni. Vërtetë mendoni se janë hequr për helmimin?’’, u shpreh Ngjela në studion e Eni Vasilit.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post