06:18 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Spartak Ngjela: Opozita ka frikë nga Reforma në Drejtësi

12:21 | 19/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Meta i kërkoi dje Ramës të bëhet kryeministër, por ai…”

Kryetari i PLD Spartak Ngjela, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se vendimi i Gjykates se Tiranes per ngjarjet e 21 Janarit, eshte nje tmerr dhe se ambasadori amerikan ka bere shume pak kunder krimit shteteror ne Shqiperi.

Avokati Spartak Ngjela duke iu referuar edhe deklaratës së ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Grabiel shprehet se deklaratat e tij ishin kundër qëndrimit të opozitës. Por sipas Ngjelës opozita ka heshtur dhe politika e lartë perëndimore e ka deklaruar që “gjithçka dhe çdo akt i opozitës është frikë kundrejt Reformës në Drejtësi”.

Ngjela më tej thekson se opozita gjeti rrugën e gabuar të vetëlikuidimit të saj, dhe pikërisht për këtë duhet te reformohet domosdoshmërisht. “Duhet të japin menjëherë dorëheqjen Basha dhe Berisha e sekretarët dhe të zgjidhet menjëherë lidershipi i ri i papërlyer nga balta korruptive e pushtetit. 
Kjo është e vetmja rrugë politike favorizuese.”, shprehet Ngjela. Ngjela më tej thekson se Lidërshipi i PD-së me shenja korruptive, ose do te likuidohet ndërkombëtarisht me anë të Reformës në Drejtësi, ose me zhvillimin e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e PD, akt ky, që për politikën perëndimore në veprim, është i barazvlefshëm me Reformën në Drejtësi.

REAGIMI:

Asnjë rrugë nuk të çon dot në prishjen e zgjedhjeve: 
as bojkotimi i procesit zgjedhor nga Partia Demokratike;
as destabilizimi i rendit shoqëror në Shqipëri nga krerët e çadrës.
Shqipëria nuk mund ta ndryshojë rrugën e saj antiruse në Ballkanin Perëndimor.

Pardje foli zv. kancelari gjerman Gabriel. Në, prima facie, ai tha se ishte kundër qëndrimit të opozitës.
Kurse Çadra hesht. Por politika e lartë perëndimore e deklaroi që “gjithçka dhe çdo akt i opozitës është frikë kundrejt Reformës në Drejtësi”.

Në fakt kjo është e vërteta, e cila ka krijuar opinionin e politikës perëndimore.Të njëjtën gjë do të thotë edhe politika e lartë amerikane këto ditë, patjetër.

Po opozita çdo të bëjë?
Në fakt opozita gjeti rrugën e gabuar të vetëlikuidimit të saj, dhe, pikerisht për këtë duhet te reformohet domosdoshmërisht.
Tani nuk ka më asnjë shpresë me këtë rrugë, por jane shtresat e saj shoqërore që nuk duhet ta vuajnë mungesën e përfaqësimit.

Politika amerikanë dhe europiano-perëndimore është e vendosur kundër korrupsionit.
Lidërshipi i ngushtë i Partisë Demokratike nuk ka më të ardhme politike në Shqipëri. Por jo Partia Demokratike.

Atëherë, cila është Rruga?
Duhet të japin menjëherë dorëheqjen Basha dhe Berisha e sekretarët; dhe të zgjidhet menjëherë lidershipi i ri i papërlyer nga balta korruptive e pushtetit. 
Kjo është e vetmja rrugë politike favorizuese.

Por a ka kohë lidërshipi i ri për përgatitjen elektorale?
Kjo duhet parë. Por në fakt, edhe nëse nuk a ka atë aftësia, sepse ka me vete forcën politike të entuziazmit të reformimit të PD që i jep mundësinë politikë të barazimit të situatës elektorale.

Çdo rrugë tjetër është falimentim tërësor politik i Partisë Demokratike, sepse reforma shqiptare është ingredienti kryesor i gjeopolitikës amerikane dhe perëndimore në përgjithësi, në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Lidërshipi i PD-së me shenja korruptive, ose do te likuidohet ndërkombëtarisht me anë të Reformës në Drejtësi , ose me zhvillimin e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e PD, akt ky, që për politikën perëndimore në veprim, është i barazvlefshëm me Reformën në Drejtësi. (J.V/Shuplaka)

Kryetari i PLD Spartak Ngjela, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se vendimi i Gjykates se Tiranes per ngjarjet e 21 Janarit, eshte nje tmerr dhe se ambasadori amerikan ka bere shume pak kunder krimit shteteror ne Shqiperi.

 

Etiketa: PDreformimiSpartak Ngjela
Pas

Edi Rama reklamë spitalit privat në televizionin e tij, sa lekë t’u ketë marrë për promon?!

Para

Rama telefonon Erdoganin për fitoren e së dielës në Referendum

Para
Rama telefonon Erdoganin për fitoren e së dielës në Referendum

Rama telefonon Erdoganin për fitoren e së dielës në Referendum

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.