Avokati Spartak Ngjela ka komentuar intervistën e mbrëmshme të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, dhënë për gazetaren Sonila Meço. Në shkrimin e tij, Ngjela merret dhe me këtë të fundit, duke thënë se bën politikën e Rusisë në Tiranë, ndërsa shton se ajo nuk kupton as Kushtetutën.
“Kosova dhe Shqipëria është në të njëjtën situatë. Presioni ruso-serb kërkon destabilizim në të dy shtetet shqiptarë. Kurse korrupsioni i lartë politik në Tiranë dhe në Prishtinë është hedhur i gjithë me të.
Një gazetare nga Ora News, një përkrahëse e politikës ruse pyeti mbrëmë kryeministrin e Kosovës, Haradinaj; dhe ky e bëri copë. E talli gazetaren Ramush Haradinaj, dhe ajo mbeti si një misionare sterile që nuk kuptonte me ligësi se çfarë është një kushtetutë.
Ramush Haradinaj është shumë i qartë dhe mbrëmë e futi tërësisht në paralizë gazetaren shqiptare kur i tha se “shumë gazetarë e media në Tiranë paguhen nga Rusia”.
Kryeministri i Kosovës mbrëmë në një orë iu tha shqiptarëve se shqiptarizmi është shumë i fortë. Dhe kjo është e vërtetë dhe shumë pozitive për momentin politik shqiptar.
Prandaj asgjë nuk mund të ndodhë me stabilitetin e të dy vendeve as nga Berisha e as nga Thaçi”, shkruan Ngjela.