Me rastin e 90-vjetorit të krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ministri Saimir Tahiri zhvilloi një takim me disa prej ish-drejtorëve ndër vite.
Por në takimin me ministrin e brendshëm munguan disa prej ish drejtuesve të Policisë së Shtetit.
Për këtë arsye “Shuplaka” ju sjell më poshtë emrat e 41 Drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që nga viti 1912, kur u shpall Pavarësia e deri më sot, bazuar në librin “DREJTORËT E PËRGJITHSHËM TË POLICISË SHQIPTARE, 1913-2013”, i studiuesit Hilë Lushaku.
Bëhet fjalë për drejtuesit që nga viti 1913, pak muaj pas shpalljes së Pavarësisë në Vlorë dhe deri më sot, post që mbahen nga Haki Çako.
41 DREJTORËT E PËRGJITHSHËM TË POLICISË SHQIPTARE NË 104 VJET SHTET SHQIPTAR:
1) HALIM JAKOVA-GOSTIVARI
Vitlindja: më 1878
Vendlindja: Gjakovë
Arsimi: I lartë, Drejtësi, në “Robert Kolezh”,
Stamboll
Koha e qëndrimit në detyrë: 13 janar 1913- maj 1913; 28 gusht 1919-1 shkurt 1920; 1
shkurt 1920-17 dhjetor 1920; 22 prill 1922-21
gusht 1922 (3 vjet e një muaj)
Mosha në detyrë: 35 vjeç
Detyra të tjera: deputet (1922-1923); drejtor i shtetit civil (1921-
1922); prefekt (1923-1924)
Gjuhët e huaja: osmanisht, serbisht, frëngjisht, italisht
Fati: emigroi i përndjekur si mbështetës i lëvizjes së qershorit
1924; u pensionua vetëm 40 ditë para vdekjes kur ishte
“braktisur” nga shteti republikan i Ahmet Zogut; disa historianë
e kanë ngatërruar me Halim Dëralla-Tetova; nuk ka varr për
përshpirtje; ende nuk ka vlerësimin e duhur si drejtori i parë i
Policisë Shqiptare; u shua më 1 gusht 1927, në Tiranë
2) FEHIM MEZHGORANI (TEPELENA)
Vitlindja: më 12 gusht 1874
Vendlindja: Mezhgoran, Tepelenë
Arsimi: I lartë, Drejtësi, në Stamboll
Koha e qëndrimit në detyrë: 24 maj 1913-
30 janar 1914 (8 muaj)
Mosha në detyrë: 39 vjeç
Detyra të tjera: delegat i Tepelenës dhe
përfaqësues i klubit “Bashkimi” të Janinës në
shpalljen e pavarësisë, më 1912; kryeredaktor i gazetës
“Zgjimi”; ndihmës ministër i Drejtësisë; kryeprokuror i Tiranës
më 1925; prefekt në periudhën 1929-1930
Gjuhët e huaja: turqisht, frëngjisht, greqisht
Fati: u (vetë)vra më 4 shkurt 1930, por ka dyshime se e vrau
ordinanca e tij (pasardhësit e tij akuzojnë Ahmet Zogun se e
vrau pabesisht); varri i tij kanë qenë deri vonë jashtë varrezave
të qytetit të Peshkopisë; më 2012 iu dha titulli “Qytetar Nderi
i Tepelenës (Pas vdekjes)”
3) VELI VASJARI
Vitlindja: më 12 prill 1887
Vendlindja: Vasjar, Tepelenë
Arsimi: Gjimnazi “Vefa”, Stamboll
Koha e qëndrimit në detyrë: 1 prill 1914-30
qershor 1914; 11 janar 1922- 22 prill 1922
(shtatë muaj e 11 ditë)
Mosha në detyrë: 27 vjeç
Detyra të tjera: nënprefekt në disa rrethe në
periudhën 1916-1921 dhe 1923-1927; gradohet prefekt dhe
kryen këtë detyrë deri më 7 prill 1939
Gjuhët e huaja: osmanisht, frëngjisht
Fati: u vra më 12 maj 1944, në përpjekje me forcat partizane,
midis Grabovicës dhe Çërravës (në Korçë)
4) SULEJMAN KËRÇIKU
Vitlindja: 1873
Vendlindja: Tiranë
Arsimi: e mesme ushtarake, Stamboll
Koha e qëndrimit në detyrë: 2 tetor 1914-27
janar 1916 (një vit e katër muaj)
Mosha në detyrë: 41 vjeç
Detyra të tjera: nënprefekt në Tiranë
Gjuhët e huaja: turqisht
Fati: Mbas largimit të Esad Toptanit nga Shqipëria, më 27 janar
1916, u tërhoq në jetën e tij private, la fëmijë që u shquan në
shërbim të atdheut: Shyqyriu (djali i madh), Hamdiu e Kadriu
(mjek i dëgjuar ortopedie). Vdiq më 12 gusht 1940 në Tiranë.
5) AHMET SINANI
Vitlindja: 1873
Vendlindja: Elbasan
Arsimi: Drejtësi, Stamboll
Koha e qëndrimit në detyrë: 17 dhjetor 1920-
10 janar 1922 (një vit e 24 ditë)
Mosha në detyrë: 47 vjeç
Detyra të tjera: prokuror në Turqi dhe Elbasan;
gjyqtar i apelit në Berat
Gjuhët e huaja: greqisht, frëngjisht, turqisht
Fati:nuk pati marrëdhënie të mira me ministrin e Brendshëm,
Mehdi bej Frashëri, pas lirimit nga detyra nuk jetoi gjatë, u
shua më 1925, në Elbasan.
6) MUSA ÇELEPIA
Vitlindja: 1895
Vendlindja: Shkodër
Arsimi: “Idadije ushtarake”, Shkodër
Koha e qëndrimit në detyrë: 21 gusht 1922-
26 dhjetor 1922 (katër muaj e pesë ditë)
Mosha në detyrë: 27 vjeç
Detyra të tjera: më 1923, nëpunës i shtetit
civil në Shkodër
Gjuhët e huaja: turqisht
Fati: u dënua nga qeveria zogiste, emigroi pas dënimit, është
kërkuar nga shtetit por nuk u gjend kurrë më pas, nuk dihet se
kur dhe ku u shua.
7) HAMZA ISA ISARAJ
Vitlindja: 10 maj 1872
Vendlindja: Vlorë
Arsimi: Shkenca Politiko-Juridike-Administrative,
në Stamboll
Koha e qëndrimit në detyrë: 10 dhjetor
1924- 26 dhjetor 1924 (16 ditë)
Mosha në detyrë: 52 vjeç
Detyra të tjera: aktivist në shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor
1912, arsimtar, kryekomisari i parë i qeverisë së Vlorës
Gjuhët e huaja: italisht, greqisht, frëngjisht, turqisht, anglisht
Fati: emigroi pas viti 1924, i përndjekur nga Zogu, u fal pas
disa vitesh por u detyrua të mos merrej me politikë; pas vitit
1944, rezulton i dekoruar me disa medalje e urdhra, u shua
më 8 dhjetor 1940.
8) QAZIM BODINAKU
Vitlindja: 1893
Vendlindja: Tiranë
Arsimi: gjimnazin, në Durrës
Koha e qëndrimit në detyrë: 24 shkurt 1926-
7 korrik 1926 (katër muaj e 16 ditë)
Mosha në detyrë: 33 vjeç
Detyra të tjera: kryesekretar i gjyqit të apelit
në Tiranë, nënprefekt e prefekt në disa rrethe
Gjuhët e huaja: turqisht
Fati: u vra më 6 prill 1939, nga dy persona me të cilët kishte
pasur më parë probleme për shkak të detyrës, kur po shkonte
për t’u bashkuar me Zogun dhe larguar së bashku nga
Shqipëria.
9) RRUSTEM YMERI
Vitlindja: 1897
Vendlindja: Dibër
Arsimi: filloi studimet e larta, në Selanik, por
u përjashtua nga shkolla, pa e kryer të plotë
Koha e qëndrimit në detyrë: 20 dhjetor
1926-1927 (nuk mund të nxirret kohë e saktë)
Mosha në detyrë: 29 vjeç
Detyra të tjera: kryesekretar i gjyqit të apelit në Tiranë,
nënprefekt e prefekt dhe kryetar bashkie në disa rrethe
Gjuhët e huaja: frëngjisht, italisht, serbokroatisht dhe turqisht
Fati: u internua disa vite nga regjimi i Enver Hoxhës, u shua
në vitin 1972, në Durrës.
10) HILË MOSI
Vitlindja: 22 prill 1885
Vendlindja: Shkodër
Arsimi: Klagenfurt të Austrisë
Koha e qëndrimit në detyrë: 1 shkurt 1914-
30 mars 1914, 3 shtator 1928-1929 (nuk
mund të nxirret kohë e saktë)
Mosha në detyrë: 29 vjeç
Detyra të tjera: prefekt, senator, deputet, ministër i Arsimit,
gazetar, poet, në periudhën 1916-1918 ishte shef (drejtor) i
Policisë në Shkodër (i zgjedhur nga austriakët),
Gjuhët e huaja: gjermanisht, frëngjisht, italisht, serbokroatisht,
bullgarisht
Fati: nuk është njohur si drejtor Policie, por vetëm si atdhetar
dhe poet; vdiq i ri, më 21 shkurt 1933 në Tiranë, por u varros
në Shkodër; u cilësua “mason” nga klerikët katolikë
11) ZEF KADARJA
Vitlindja: 07 janar 1892
Vendlindja: Shkodër
Arsimi: kolegjin e jezuitëve, Shkodër
Koha e qëndrimit në detyrë: 31 gusht 1940-
23 mars 1942 (gati një vit e shtatë muaj)
Mosha në detyrë: 48 vjeç
Detyra të tjera: sekretar, kryesekretar dhe
ndihmës anëtar i gjyqit të fillimit, nënprefekt, prefekt, ministër
i Brendshëm, inspektor i Përgjithshëm i Kryeministrisë
Gjuhët e huaja: italisht, gjermanisht
Fati: dënuar në mars 1945 dhe pushkatuar nga regjimi
komunist, në prill të atij viti
12) THEODOR STAMATI
Vitlindja: 12 mars 1896
Vendlindja: Durrës
Arsimi: Akademinë Ushtarake në Modena,
Itali
Koha e qëndrimit në detyrë: 23 mars 1942-
26 nëntor 1942 (tetë muaj e tre ditë)
Mosha në detyrë: 46 vjeç
Detyra të tjera: shef sektori në Ministrinë e Luftës, komandant
xhandarmërie në disa rrethe, nënprefekt, zëvendësdrejtor i
Drejtorisë Administrative e Konsullore në shërbimin diplomatik,
nënkomandant i Përgjithshëm i Karabinierisë (nën pushtimin
fashist italian)
Gjuhët e huaja: italisht, greqisht, frëngjisht dhe pak turqisht
Fati: emigroi, u shpall “armik i përjetshëm” nga regjimi komunist,
vdiq në emigracion, Itali, në vitin 1954.
13) SHYQYRI BORSHI
Vitlindja: 1895
Vendlindja: Shkodër
Arsimi: lice në Stamboll dhe Shkollën e
Trupave të Regjimentit të 10-të të Këmbësorisë,
në Bari.
Koha e qëndrimit në detyrë: 26 nëntor 1942-
4 qershor 1943 (gjashtë muaj e tetë ditë)
Mosha në detyrë: 47 vjeç
Detyra të tjera: aktor, dramaturg, përkthyes, këshilltar
ushtarak, qarkkomandant xhandarmërie në disa rrethe
Gjuhët e huaja: italisht, gjermanisht, turqisht, frëngjisht
Fati: dënuar në mars 1945 dhe pushkatuar nga regjimi
komunist, në prill të atij viti.
14) GJUSH DEDA
Vitlindja: 1896
Vendlindja: Shkodër
Arsimi: gjimnazin në Shkodër, kurs ushtarak
në Budapest
Koha e qëndrimit në detyrë: 4 qershor 1943-
30 gusht 1943 (gati tre muaj)
Mosha në detyrë: 47 vjeç
Detyra të tjera: qarkkomandant në disa rrethe, nënprefekt,
inspektor pranë Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë,
Gjuhët e huaja: italisht, gjermanisht
Fati: dënuar e pushkatuar nga regjimi komunist, më 10 maj 1947.
15) KOLË RADOVANI
Vitlindja: 5 shkurt 1903
Vendlindja: Shirokë, Shkodër
Arsimi: shkollën fillore (e dhëna nuk është e
plotë), më pas disa kurse ushtarake
Koha e qëndrimit në detyrë: 1 shtator 1943-
13 tetor 1943 (një muaj e 15 ditë)
Mosha në detyrë: 40 vjeç
Detyra të tjera: rreth-komandant në disa rrethe, komandant i
“xhandarmërisë qytetase”
Gjuhët e huaja: Italisht, Gjermanisht.
Fati: u vra në Tiranë, gjatë bombardimit të aviacionit anglez,
më 13 tetor 1943, u varros në Shkodër.
16) SKËNDER SELMANAJ
Vitlindja: nuk shënohet në dosje
Vendlindja: nuk shënohet në dosje
Arsimi: I lartë, “Drejtësi”, Itali
Koha e qëndrimit në detyrë: 15 tetor 1943-
11 janar 1944 (gati tre muaj)
Mosha në detyrë: nuk ka të dhëna
Detyra të tjera: ndihmës gjyqtarit i Paqit,
kuestor
Gjuhët e huaja: italisht
Fati: më 18 shkurt 1944, u lirua nga detyra dhe nuk i dihet fati
i mëtejshëm.
17) TAHIR KOLGJINI
Vitlindja: më 24 prill 1903
Vendlindja: Lamshejtë të Lusnës, Kukës
Arsimi: Medresenë “Darulhilafetulaliyye”,
Turqi
Koha e qëndrimit në detyrë: 10 janar 1944-
24 nëntor 1944 (dhjetë muaj e 13 ditë)
Mosha në detyrë: 41 vjeç
Detyra të tjera: kryemësues, sekretar (shkrues) gjyqi, prefekt,
publicist, studiues, letrar, gjuhëtar (leksikolog, etimolog,
komentar, dialektolog, gramatolog) e toponomast
Gjuhët e huaja: turqisht, gjermanisht, serbisht
Fati: u burgos dhe internua nga regjimi i Zogut, emigroi më
1944, u cilësua “armik i përjetshëm” nga regjimi komunist,
vdiq më 12 dhjetor 1988, në Turqi.
18) NAMIK XHAFA
Vitlindja: nuk jepet
Vendlindja: Karbunarë të Vlorës
Arsimi: i mesëm, Vlorë
Koha e qëndrimit në detyrë: nëntor 1944-
20 mars 1947 (dy vjet e gjysmë)
Mosha në detyrë: nuk ka të dhëna
Detyra të tjera: prokuror, nënkryetar i
Komitetit Ekzekutiv në disa rrethe, deputet, drejtor i Bankës
Kombëtare në Vlorë
Gjuhët e huaja: italisht
Fati: vlerësuar “veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”,
doli në pension i nderuar nga regjimi komunist,
por i akuzuar nga partitë e djathta se ndikoi në ekzekutimin e
nacionalistëve, vdiq më 1980, në Vlorë.
19) LAKO POLENA (DEVOLLI)
Vitlindja: nuk jepet
Vendlindja: Polenë, Korçë
Arsimi: fillor, më pas disa kurse ushtarake
Koha e qëndrimit në detyrë: 24 mars 1947-
2 shkurt 1948 (dhjetë muaj e tetë ditë)
Mosha në detyrë: nuk ka të dhëna
Detyra të tjera: oficer pyetës, detyra të
ndryshme në administratën shtetërore deri në postin kryetar i
Komitetit Ekzekutiv
Gjuhët e huaja: nuk ka të dhëna
Fati: vlerësuar “veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”,
vdiq më 1995, në Korçë
20) SALI ORMËNI
Vitlindja: më 10 janar 1914
Vendlindja: Tragjas, Vlorë
Arsimi: tre klasë fillore, kurs ushtarak për
radiotelegrafist të nënoficerëve të xhenios
Koha e qëndrimit në detyrë: 16 shkurt 1948-
2 mars 1951 (tre vjet e 14 ditë)
Mosha në detyrë: 34 vjeç
Detyra të tjera: komandant e komisar i çetë partizane,
komandant brigade partizane, zëvendëskomandant i Divizionit
të Mbrojtjes Popullit, delegat në konferencën e Paqes, Paris
1946, drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë, deputet i Kuvendit
Popullor
Gjuhët e huaja: italisht
Fati: flitet se u (vetë)vra në kushtet e tronditjes psikologjike
pas kundërshtive e debateve me kryeministrin e ministrin e
Brendshëm, por të afërm dyshojnë se u ekzekutua gjatë natës
22 për 23 shkurt 1951, në një pyll afër Elbasanit.
21) MAQO ÇOMO
Vitlindja: 14 mars 1922
Vendlindja: në Hoçisht, Bilisht (Devoll)
Arsimi: shkollën e mesme, disa kurse
ushtarake e politike
Koha e qëndrimit në detyrë: mars 1951-
mars 1952 (një vit)
Mosha në detyrë: 29 vjeç
Detyra të tjera: komisar kompanie partizane, zëvendëskomisar
batalioni partizan, komisar Brigade, komisar i
Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, ministër i Kontrollit të Shtetit,
zëvendësministër i Grumbullimeve, ministër i Bujqësisë, deputet
i Kuvendit Popullor
Gjuhët e huaja: italisht
Fati: ndëshkim politik, lirim nga postet e larta, internim dhe
dënim me burgim, u shua më 23 janar 1998, në Tiranë
22) DELO BALILI
Vitlindja: 15 maj 1917
Vendlindja: në Tërbaç, Vlorë
Arsimi: institutin pedagogjik, disa kurse
ushtarake, akademinë ushtarake në
Bashkimin Sovjetik, Shkollën e Partisë “Lenin”
në Tiranë
Koha e qëndrimit në detyrë: mars 1952-maj
1956 (katër vjet e dy muaj)
Mosha në detyrë: 35 vjeç
Detyra të tjera: komandant çete partizane, komisar çete,
komandant batalioni partizan, komisar Brigade, shef i shtabit
të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, deputet i Kuvendit
Popullor, ambasador në disa vende
Gjuhët e huaja: italisht, rusisht dhe frëngjisht
Fati: arrestuar në kohën e pushtimit fashist, shënuar në listën
e persekutorëve komunistë, ka qenë i vlerësuar e i nderuar nga
sistemi komunist, të cilit i shërbeu me devotshmëri, vdiq më
1998, në Tiranë.
23) XHULE ÇIRAKU
Vitlindja: 10 maj 1916
Vendlindja: fshati Vermik, Vlorë
Arsimi: Akademinë Ushtarake “Lenin”, në
Bashkimin Sovjetik
Koha e qëndrimit në detyrë: 1 maj 1956-
shkurt 1968 (njëmbëdhjetë vjet e dhjetë muaj)
Mosha në detyrë: 40 vjeç
Detyra të tjera: komisar kompanie partizane, komisar
batalioni partizan, komisar Brigade, komisar divizioni,
zëvendësministër i Brendshëm
Gjuhët e huaja: italisht, rusisht
Fati: arrestuar nga regjimi fashist, vlerësuar e nderuar nga
regjimi komunist, akuzuar nga të persekutuari politik se ka
ushtruar terror e dhunë për motive politike, u shua më 6 shtator
1996, në Tiranë
24) KASËM SERVET KASO (KAÇI)
Vitlindja: 16 qershor 1927
Vendlindja: Gjirokastër
Arsimi: Institutin Juridik, Fakultetin e
Shkencave Politiko-Juridike, në Universitetin
Shtetëror të Tiranës, shkollë ushtarake në
Bashkimin Sovjetik,
Koha e qëndrimit në detyrë: shkurt 1968-
janar 1980; gusht 1982-31 dhjetor 1984
(tetëmbëdhjetë vjet)
Mosha në detyrë: 41 vjeç
Detyra të tjera: ka shkruar disa libra për Policinë Popullore
Gjuhët e huaja: italisht, rusisht, anglisht
Fati: vlerësuar e nderuar nga regjimi komunist, shoqata e të
persekutuarve e ka akuzuar për terror e dhunë ndaj tyre, jeton
në Amerikë.
25) AGRON VASIL TAFA
Vitlindja: 26 maj 1942
Vendlindja: Elbasan
Arsimi: shkollën e Ministrisë së Brendshme,
Shkollën e Partisë “Lenin”, në Tiranë
Koha e qëndrimit në detyrë: janar 1980-
gusht 1982 (dy vjet)
Mosha në detyrë: 38 vjeç
Detyra të tjera: anëtar i Komitetit Qendror të P.P.SH-së,
zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Gjuhët e huaja: nuk ka të dhëna
Fati: liruar nga detyra për shkak të disa personave që u arratisen
jashtë vendit (një rast në Hanin e Hotit dhe një tjetër me një
anije nga Durrësi), pensionist, jeton në Durrës.
26) DILAVER BENGASI
Vitlindja: 5 qershor 1944
Vendlindja: Gramsh
Arsimi: Institutin e Kulturës Fizike “Vojo
Kushi”, Fakultetin e Shkencave Politiko-
Juridike, Shkollën e Lartë të Ministrisë së
Punëve të Brendshme, dega “Sigurim”
Koha e qëndrimit në detyrë: 1 janar 1987-
17 korrik 1990 (katër vjet e shtatë muaj)
Mosha në detyrë: 43 vjeç
Detyra të tjera: arsimtar, kryetar i Hetuesisë së rrethit Tiranë,
kryetarit të Policisë Financiare në Tiranë, avokat
Gjuhët e huaja: rusisht, gjermanisht
Fati: burgosur nga regjimi i Berishës, akuzuar për terror e dhunë
ndaj të persekutuarve politikë.
27) FADIL CANI
Vitlindja: 7 janar 1951
Vendlindja: fshati Varfaj, Delvinë
Arsimi: Shkollën e Bashkuar të Oficerëve
“Enver Hoxha”, Shkollën e Lartë të Ministrisë
së Punëve të Brendshme, dega “Polici”
Koha e qëndrimit në detyrë: 17 korrik 1990-
1 maj 1992 (një vit e nëntë muaj)
Mosha në detyrë: 39 vjeç
Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik, Drejtor i
Policisë Tatimore në Tiranë
Gjuhët e huaja: italisht
Fati: u nxor në reformë në zbatim të nenit 24/1, emigroi pas
vitit 1992, i rrezikuar nga regjimi i Berishës, u rikthye në
Shqipëri pas viti 1997, u rikthye në Polici, por përsëri u nxor
në reformë, jeton në Tiranë.
28) ASTRIT MEHAJ
Vitlindja: 5 mars 1955
Vendlindja: Rubjekë, Durrës
Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së
Punëve të Brendshme, dega “Polici”
Koha e qëndrimit në detyrë: 1 maj 1992-22
qershor 1993 (gati një vit e dy muaj)
Mosha në detyrë: 37 vjeç
Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik
Gjuhët e huaja: italisht, anglisht
Fati: liruar nga detyra prej regjimit Berishës, i akuzuar se ka
qenë në detyra që kanë sjellë dënimin e shumë shtetasve në
regjimin monist, iu hoq grada e gjeneralit, u caktua shef i
mbrojtjes nga zjarri në Tiranë, u lirua nga detyra edhe në kohën
e qeverisjes së socialistëve, u shua në mëngjesin e 17 dhjetorit
2011, në Tiranë, u varros në vendlindje.
29) SABRI JACAJ
Vitlindja: 20 korrik 1962
Vendlindja: Shkodër
Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së
Punëve të Brendshme, dega “Polici” dhe
Fakultetin Juridik
Koha e qëndrimit në detyrë: 22 qershor
1993-15 qershor 1995 (dy vjet e shtatë ditë)
Mosha në detyrë: 31 vjeç
Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik, ndihmës i
sekretarit të shtetit për rendin publik
Gjuhët e huaja: italisht, anglisht
Fati: liruar nga detyra prej regjimit Berishës, iu hoq grada e
gjeneralit, u la shumë vite pa punë, në kushte të vështira
ekonomike, u rikthye por u hoq nga puna përsëri me motivacion
“reformim strukture”, aktualisht rikthyer në Polici.
30) AGIM SHEHU
Vitlindja: 9 maj 1951
Vendlindja: fshati Vasije (Sllovë), Dibër
Arsimi: Shkollën e Bashkuar të Oficerëve
“Enver Hoxha”; Shkollën e Lartë të Ministrisë
së Punëve të Brendshme, dega “Kufi”; ka
mbrojtur gradën shkencore “Kandidat i
Shkencave” në fushën e mbrojtjes
Koha e qëndrimit në detyrë: 15 qershor 1995-30 qershor 1997
(dy vjet e 15 ditë)
Mosha në detyrë: 44 vjeç
Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik, zëvendësdrejtor
i Përgjithshëm i Tatim-Taksave
Gjuhët e huaja: serbokroatisht, rusisht
Fati: u largua fshehurazi nga posti më 30 qershor 1997, qëndroi 8
vjet në emigracion (i fshehur mbasi ishte në kërkim, i akuzuar për
krime kundër njerëzimit) degraduar nga qeveria “Nano”, mbylli
të gjitha çështjet penale që kishte në ngarkim (me ndihmën e
gjykatave), përfitoi me vendim gjykate të gjithë vleftën e pagave
të funksionit që kishte mbajtur për kohën që ka qenë në emigrim.
31) SOKOL BARAJ
Vitlindja: 05 gusht 1963
Vendlindja: Tiranë
Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së
Punëve të Brendshme, dega “Sigurim”;
Fakultetin Juridik
Koha e qëndrimit në detyrë: 3 korrik 1997-
16 maj 1998 (dhjetë muaj e gjysmë)
Mosha në detyrë: 34 vjeç
Detyra të tjera: Zëvendësministër i Rendit Publik, këshilltar i
Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare; këshilltar pranë
delegacionit kosovar në takimin e Rambujes, në Francë;
këshilltar i ministrit të Brendshëm; drejtor i Përgjithshëm në
SHIK
Gjuhët e huaja: italisht, anglisht
Fati: doli në reformë me nenin 24/1; kaloi në detyra të tjera
me ulje, deri pedagog në Shkollën e Policisë, me ardhjen e
regjimit të Berishës u pushua nga puna, aktualisht jurist në
një kompani private.
32) BESNIK BREGU
Vitlindja: 29 mars 1955
Vendlindja: Kavajë
Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë
së Punëve të Brendshme, dega “Polici”
Koha e qëndrimit në detyrë: 16 maj
1998-4 shtator 1998 (tre muaj e 18 ditë)
Mosha në detyrë: 43 vjeç
Detyra të tjera: oficer në grupin e
shoqërimit të Presidentit; këshilltar për
Policinë i ministrit të Brendshëm
Gjuhët e huaja: italisht, rusisht
Fati: nuk i shpëtoi nenit 24/1 për të dalë në reformë, në shtator
1998 u dorëhoq nga detyra, më 2007 u nxor në reformë, sot i
papunë.
33) HASAN AHMETAJ
Vitlindja: 15 korrik 1957
Vendlindja: Mashkullorë, Gjirokastër
Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së
Punëve të Brendshme, dega “Kufi”
Koha e qëndrimit në detyrë: 4 shtator 1998-
9 nëntor 1998 (dy muaj e pesë ditë)
Mosha në detyrë: 41 vjeç
Detyra të tjera: oficer në grupin e shoqërimit të kryeministrit;
drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve
Gjuhët e huaja: italisht, frëngjisht, pak greqisht
Fati: doli në lirim në zbatim të nenit 24/1 (reforma); u lirua
nga detyra për ngjarjet kur u vra deputeti Azem Hajdari, sot i
papunë.
34) VETON GJOLIKU
Vitlindja: 12 qershor 1964
Vendlindja: Tiranë
Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së
Punëve të Brendshme, dega “Sigurim”;
Fakulteti Juridik, “master” në Administrim
Publik
Koha e qëndrimit në detyrë: 9 nëntor 1998-
20 janar 1999 (dy muaj e 11 ditë)
Mosha në detyrë: 34 vjeç
Detyra të tjera: pedagog në një universitet privat
Gjuhët e huaja: anglisht, italisht
Fati: doli në lirim në zbatim të nenit 24/1 (reforma);
u rikthye në polici më 1997, u dorëhoq për papajtueshmëri
me eprorët, emigroi dhjetë vjet në SHBA.
35) VELI MYFTARI
Vitlindja: 25 dhjetor 1952
Vendlindja: Peqin,
Arsimi: Shkollën e Bashkuar të Oficerëve
“Enver Hoxha”; Shkollën e Lartë të
Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega
“Polici”;
Koha e qëndrimit në detyrë: 20 janar 1999-
22 nëntor 2000 (një vit e dhjetë muaj e gjysmë)
Mosha në detyrë: 47 vjeç
Detyra të tjera: aktivitet privat (SHRSF) deri kur u rikthye në
Polici
Gjuhët e huaja: rusisht, frëngjisht, anglisht, italisht
Fati: doli në lirim në zbatim të nenit 24/1 (reforma); arrestuar
për çështjen e një tenderi të pasaportave për jashtë shtetit,
ndonëse ishte pa asnjë rol në atë procedurë.
36) BILBIL MEMA
Vitlindja: 15 shkurt 1959
Vendlindja: Cakran, të Fierit
Arsimi: Shkollën e Bashkuar të Oficerëve
“Enver Hoxha”; Shkollën e Lartë të
Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega
“Polici”;
Koha e qëndrimit në detyrë: 23 nëntor 2000-
19 gusht 2002 (një vit e nëntë muaj e 19 ditë)
Mosha në detyrë: 41 vjeç
Detyra të tjera: aktivitet privat në fushën e sigurisë; drejtor i
bordit të një shoqate të sigurisë publike; mban titullin
“Ambasador i Paqes”
Gjuhët e huaja: anglisht, rusisht
Fati: doli në lirim në zbatim të nenit 24/1 (reforma); u pezullua
nga detyra me motivacion të paqartë dhe pak ditë më vonë u
lirua nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë; ka
përfituar me vendim gjykate pagën e plotë të funksionit të
Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për periudhën 2002-2008.
37) BAJRAM YMER IBRAJ
Vitlindja: 28 mars 1964
Vendlindja: Shëngjin, Lezhë
Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së
Punëve të Brendshme, dega “Polici”;
Fakultetin e Drejtësisë; ka fituar licencën e
avokatit; vazhdon doktoraturën për shkenca
politike dhe ndërkombëtare
Koha e qëndrimit në detyrë: 12 shtator
2002-30 mars 2007 (katër vjet e gjysmë e 19 ditë)
Mosha në detyrë: 38 vjeç
Detyra të tjera: shef i Sektorit të Masave të Sigurimit në Bankën
e Kursimeve në Shkodër; “i plotfuqishëm i ministrit të Rendit
Publik në Drejtorinë e Policisë së Prefekturës së Kukësit” në
periudhën e emergjencës kosovare (1999); “këshilltar i Sigurisë
Kombëtare”, i kryeministrit; drejtorit të DSIK; “drejtor” i
Departamentit të Sigurisë, në Bankën Amerikane të Shqipërisë,
e cila më vonë u bë “Intesa Sanpaolo Bank Albania”; mban
titullin “Ambasador i Paqes”
Gjuhët e huaja: anglisht
Fati: i ka ardhur me punë e përkushtim, ndonëse doli në lirim
në zbatim të nenit 24/1 (reforma); u lirua nga detyra e drejtorit
të Përgjithshëm kur kishte marrë vlerësime të larta në
përmbushjen e misionit të Policisë e funksionit që mbante.
38) AHMET PRENÇI
Vitlindja: 25 prill 1968
Vendlindja: Dibër
Arsimi: Universitetin Bujqësor, në Kamzë;
Fakultetin e Drejtësisë; ka fituar licencën e
avokatit
Koha e qëndrimit në detyrë: 30 mars 2007-
28 tetor 2009 (dy vjet e gjysmë e 28 ditë)
Mosha në detyrë: 39 vjeç
Detyra të tjera: inspektor në ILKDP
Gjuhët e huaja: nuk disponoj të dhëna
Fati: ka ditur të zgjedhë shokët, por jeta është e gjatë, për më
tepër, sot, shokët janë të rrallë
39) HYSNI BURGAJ
Vitlindja: 16 prill 1960
Vendlindja: Shkodër
Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së
Punëve të Brendshme, dega “Kufi”
Koha e qëndrimit në detyrë: 28 tetor 2009-tetor 2013
Mosha në detyrë: 49 vjeç
Detyra të tjera: nuk ka kryer
40) ARTAN DIDI
Vitlindja: 27 Shtator 1963
Vendlindja: Tiranë
Arsimi: Fakulteti i Drejtësisë “Universiteti i Tiranës” në vitet 1991-1996
Shkolla e Lartë e Bashkuar të Oficerëve në vitet 1982-1986.
Qëndrimi në detyrë: Tetor 2013-Prill 2015
Në karrierën e tij në Polici mbahet mend si komandant i RENEA-s.
41) HAKI ÇAKO (Drejtor në detyrë që prej prillit 2015)
O Sajmir o loq..e ,pse nuk i permend te gjithe
Keta tre te fundit me te aftet dhe me te shkolluarit. ..ka vajt me “ngritje” niveli..?