3 mësuese të gjimnazit Petro Nini Luarasi këtë 7 Mars e presin ndryshe për shkak se janë në prag të pensionit.
Mësuesja Alma Rusi ka 35 vite pune në arsim, ndërsa 33 vite i ka kaluar në gjimnazin PNL.
‘’Unë mund të kisha zgjedhur dhe një profesion tjetër po mësuesinë e kam shumë për zemër. Unë e ndjej veten shumë mirë në klasë, aty është e gjithë bota ime”, shprehet mësuese Alma, e cila ka dhënë lëndën e Kimisë.
Një tjetër mësuese në Petro Nini që është në prag është Alma Memo, që prej 38 vitesh ushtron këtë profesion. Mësuese Alma Memo jep lëndë e Anglishtes dhe thotë se vitet kanë kaluar shumë shpejt.
‘’E kam pasur zgjedhje që e vogël, asnjëherë nuk jam penduar”, shprehet mësuese Alma.
Linda Hatibi, është mësuesja e tretë në gjimnazin Petro Nini që është në prag të daljes në pension. Mësuese Linda tregon me nostalgji të gjitha vitet e kaluara në arsim duke shpjeguar për nëxnësit lëndën e edukimit fizik.
Edhe pse lënda e edukimit fizik konsiderohet e lehtë, nxënësit tregojnë se me mësuese Lindën kanë pasur një marrëdhënie të
Opinione pozitive për 3 mësuesit që do dalin në pension nuk kanë vetëm nxënësit por edhe koleget e tyre. Disa prej mësuesve të gjimnazit Petro Nini tregojnë se koleget e tyre kanë qenë të përkushtuar dhe kanë mësuar shumë prej tyre.
Kronika e pergatitur nga gazetarja Eksiola Shehu: