Holanda e madhe është rikthyer, pasi djemtë e Frank De Bur mposhtën në një përballje spektakolare Ukrainën, me rezultatin 3-2.
Ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola, tulipanët gjejnë avantazhin me Vajnaldum në minutën e 52 që shfrytëzoi një rrëmujë në zonë duke dërguar topin në rrjetë. 7 minuta më vonë,këtë herë me Ueghorst, Holanda dyfishon rezultatin.
Por Ukraina rezultoi një provë e vështirë, pasi djemtë e Shevchenko-s nuk dorëzohen. Ata ngushtojnë rezultatin me një gol spektakolar të Andrij Jarmolenko, dhe pak minuta më pas dhe Ukraina shtang Holandën duke barazuar sfidën me golin e Jaremcuk.
Gjithsesi, në minutën e 85-të Holanda rikthehet në avantazh me anë të Dumfries. Lufta vazhdon deri në fund, por kombëtarja Holandeze ja del të menaxhojë rezultatin dhe të marrë 3 pikë të çmuara në objektivin për të fituar grupin C.