Enki Bracaj duket një femër pa komplekse dhe krejt e lirshme derisa sa ka pranuar të japë lajmet pa reçipeta me gjoksin gjysëm zbuluar.
Gjithashtu programi i saj “Realiteti sipas Enkit” ishte seriali i kronikave verore në “Youtube” që Enki Braçaj realizonte në jug, ku vendosi të zbulonte anën e errët të pushimeve luksoze të personazheve publike, nga “pjeshkat e Instagramit” te politikanët e njohur.
Tashmë çdo mëngjes në lidhje direkte nga “Aldo morning show”, ajo shfaqet në ekran në stilin e saj si reportere e Tiranës.
Dhe së fundmi Enki ka dhënë një intervistë për “Panorama Plus”, ku zbulon detaje nga puna e saj ende pa gdhirë, si reagojnë kalimtarët, konkurrencën me vajzat e tjera të ekranit, pyetjet që do t’u bënte Edi Ramës dhe Erion Veliajt për metropolin që ajo zbulon përditë.
“Nëse do të dilte Kryeministri Edi Rama apo kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, në rrugët e Tiranës, ç’pyetje ngacmuese do t’u bëje?”, ishte një nga pyetjet që gazetarja i drejtoi asaj.
“Lali Erit nuk do t’i bëja asnjë pyetje, pasi e di që nuk do merrja përgjigje të sinqertë. Por sigurisht do ta këshilloja që të mos e shikonte Tiranën vetëm nga videot e tij me dron, po mjafton që të dalë në rrugët kryesore dhe të marrë një fletore për të shënuar problemet (ndonjë bllok të trashë madje, se janë shumë probleme).
Ndërsa Skënderbeun do ta pyesja nëse mund të më marrë në punë tek ERTV, se kam dëgjuar që paguhen mirë”, është përgjigjur Enki.
Discussion about this post