03:20 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Spin-doctor-ët i shndërrojnë gazetarët në turmë

16:41 | 04/01/2017
në Te Gjitha
0
Spin-doctor-ët i shndërrojnë gazetarët në turmë

President Barack Obama signs H.R. 3765 Ð ÒTemporary Payroll Tax Cut Continuation Act of 2011Ó in the Oval Office, Dec. 23, 2011. (Official White House Photo by Pete Souza) This official White House photograph is being made available only for publication by news organizations and/or for personal use printing by the subject(s) of the photograph. The photograph may not be manipulated in any way and may not be used in commercial or political materials, advertisements, emails, products, promotions that in any way suggests approval or endorsement of the President, the First Family, or the White House.Ê

Nga Marcello Foa* –

Pak njerëz në këtë botë arrijnë të arsyetojnë në mënyrë normale. Ekziston një prirje shumë e rrezikshme për të pranuar gjithë çfarë thuhet e gjithë çfarë lexohet pa e shtruar fare në diskutim. Të vërtetën do ta gjejë vetëm ai që është i gatshëm të vërë në diskutim, të mendojë në mënyrë të pavarur!

“Për të njohur rrymat e lumit, kush kërkon të vërtetën, duhet të hyjë në ujë”. Kjo thënie i përket një mendimtari indian, Nisargadata Maharaj, i cili u nda nga jeta në 1982-shin që gazetat me të gjitha gjasat as që i lexonte. Por, edhe si jo lexues, ky njeri kish kuptuar domethënien e vërtetë të gazetarisë.

Mediakracia

Kush, vetëm nëse jo gazetari hyn mes atyre të paktëve që arrijnë të logjikojnë? Kujt vetëm nëse jo atij, i kërkohet më shumë të vërë në diskutim vendimet e të mendojë në mënyrë të pavarur? Në perëndim mediat shfaqen të ndërgjegjshme për misionin e tyre, e mbase pak më shumë se ç’duhet. Në shoqërinë tonë të hapur, të lirë e demokratike, shtypi duket sikur e ka anashkaluar disi rolin e tij të “rojtarit” të sistemit.

Sprova e informacionit të vazhdueshëm në një shoqëri robinjë të imazhit, i ka bërë pushtues deri në atë pikë sa një politolog i respektuar i akuzon për krijimin e një “mediakracie”, një demokraci ku mjetet e informimit, e sidomos televizionet, diktojnë rregullat e prioritetet e një bote politike të frikësuar, të pasigurt, të munduar nga sondazhet dhe frika e zemërimit të elektoratit. Edhe kjo e jona është një klasë drejtuese, që më shumë priret të kërkojë pëlqimin e opinionit publik sesa të mendojë për interesat e vendit, sidomos kur duhen sakrifica. Asgjë nuk bëhet po nuk qe popullore. Asgjë s’ka vlerë po nuk folën mediat. Periudha afatgjatë nuk ka më rëndësi, vlen vetëm momenti. Vlen asfiksimi.

Po kush e zotëron aftësinë e ndezjes së prozhektorëve, atë të vendosjes se çfarë është më e rëndësishme e çfarë jo? Ne gazetarët! Pushteti i katërt! Kush flet për “mediakraci” supozon se politikanët janë të sunduar nga mediat, se në fund të fundit janë thjesht viktima të detyruara të mbrohen e t’i përshtaten mbifuqisë së botës së informacionit, apo më mirë të themi, informacionit-spektakël. Po a jemi vallë plotësisht të sigurt që kjo është e vërteta?

Në pamje të parë po. Ne gazetarët jemi të respektuar, frikësues, të nderuar, jemi të vetëdijshëm se i përkasim “një elite me vlerë”, se ndikojmë.  Dimë gjithmonë diçka që publiku nuk e di. Ndihemi protagonistë të ngjarjeve nëpër botë. Çfarëdo që të ndodhë, një luftë, një revolucion, kolapsi ekonomik i një vendi, ne jemi aty në vendngjarje, dëshmitarë të privilegjuar. Një zanat që emocionon dhe entuziazmon, nga i cili e ke të vështirë të shqitesh.

Lajmet që nuk i korrespondojnë realitetit

Megjithatë, pas disa vitesh në këtë profesion, disa gazetarë (të paktë për hir të së vërtetës) e kuptojnë se diçka nuk shkon, diçka kërcet. Percepton brenda teje një parehati, një mosharmoni që të shtyn të reflektosh. Atëherë vëren se një pjesë e lajmeve të trumbetuara me të madhe nuk i korrespondojnë realitetit. Shkruhen tituj bombastikë për masakra që pas disa muajsh nuk rezultojnë të tilla. Lartësohen gjeste historike që më vonë zbulon se janë thurur nga ndonjë tryezë; paraqet si absolutisht të sigurta ato lajme të formuluara nga qeveritë e injoron ato të qytetarëve të thjeshtë, edhe pse me kalimin e kohës, këto të dytat vërtetohen më të besueshme se të parat. Zbulon se ke qenë i pasaktë, shpeshherë edhe në mënyrë të pavullnetshme.

Nuk e shpjegon dot sesi disa lajme shfaqen në faqet e para të gazetave e titujt kryesorë të edicioneve informative, për t’u zhdukur papritur pa asnjë motiv bindës. Kupton se sa më shumë flitet për një argument, aq më pak e perceptojnë njerëzit; se faqe të tëra njëmetërshe dhe të zgjatura transmetimi nuk prodhojnë veçse çorientim. Pastaj ngushëllohesh duke menduar se edhe të tjerët, konkurrentët e t’u të drejtpërdrejtë e madje edhe kokat e mëdha ndërkombëtare, sillen në të njëjtën mënyrë, pavarësisht orientimeve të ndryshme politike.

Por, lehtësimi zgjat pak, sepse ky vëzhgim bën të lindin dyshime të reja: përse mediat kanë prirjen të lëvizin në turmë? Dhe atëherë mendon sërish për Nisargadattan, kupton se kur flet “për një prirje shumë të rrezikshme të pranimit të gjithçkaje çfarë thuhet pa e vënë në diskutim”, e pastaj paralajmëron se “janë shumë pak ata që arrijnë të logjikojnë normalisht”, duke mos e ekzagjeruar dhe se paralajmërimi i tij prek edhe Perëndimin. Nuk kufizohesh më tek ndjenja e valës, siç bëjnë zakonisht gazetarët, por sforcohesh të kuptosh se çfarë e gjeneron atë. Kjo është pika ku vështirësohen gjërat. Do të duhet ta shohësh realitetin me shpirt kritik, por jo frenues.

Duhet t’i bësh vetes pyetje të guximshme, ndonjëherë edhe të parehatshme, duke u çliruar sa nga vizionet konvencionale të të ashtuquajturës gazetari mainstream, aq edhe nga ekstremet e atij që prodhon kundër-informacion, siç janë intelektualët no global, analizat e të cilëve, edhe pse paraqesin ndonjëherë intuita me vend, në përgjithësi rrëshqasin në një vizion ideologjik e konspirativ të realitetit, të llastuar prej paragjykimit e për pasojë jo fort të besueshëm. Kur qëllimi yt nuk është ai i përmbysjes së sistemit, por i të kuptuarit të tij më thellë të tij në një optikë të moderuar, shtyhesh pikërisht nga parimet liberale në të cilat ke besuar gjithmonë, të zbulosh ato mekanizma të padukshëm, që shfytyrojnë raportin mes pushtetit politik dhe botës së informacionit.

E kupton me dhimbje se edhe demokracitë më të përparuara që i admirojmë me aq forcë nuk janë të imunizuara nga rreziku i manipulimit dhe se tendenca për lojë të pistë lind pikërisht nga institucionet që për nga vetë natyra e tyre duhet të garantonin korrektesën dhe besueshmërinë e sistemit. E atëherë diçka të shtyn të pyesësh: A mund të kemi më besim tek qeveritë? “Mediakracia” është shumë më tepër se thjesht një përfytyrim i rremë.

Spin-doctor-ët dhe politikanët orientojnë gjithçka

Nuk jemi ne që kushtëzojmë apo qëndrojmë mbi politikanët. Janë ata që orientojnë perceptimin tonë të botës që na rrethon. Ata që përdorin në avantazhin e tyre mbifuqinë tonë hipotetike, për më tepër, pa qenë ne në dijeni. Që të kuptohet sesi ia dalin mbanë, duhet hedhur dritë mbi një figurë, ekzistencën e të cilit 99% e opinionit publik nuk e njeh fare: i ashtuquajturi spin-doctor.

“Spin” do të thotë të vërtisësh deri në marramendje (vorticosamente), “doktor” në këtë kontekst i referohet dijetarit apo “specialistit”. Nëse do të shfletojmë fjalorin e Websterit do të gjejmë një përkufizim të këtij termi, si: njeri me aftësi të mëdha bindëse për të paraqitur realitetin sipas vizionit të tij. Me pak fjalë, spin-doctor është ai që di si t’i bashkëngjisë lajmit një pjesëz të veçantë të cilën e përsërit vazhdimisht sa i hipnotizon mediat duke i shtyrë të bëjnë të tyrin një vizion të realitetit të përcaktuar më parë. Habitati i tij natyror është fushata elektorale, ku vishet me rolin e strategut apo këshilltarit në krah të kandidatit.

Sa më të sofistikuara e bindëse janë taktikat e propagandës, aq më të larta janë edhe shanset e fitores në zgjedhje. Spin-doctorët qëndrojnë pas spektaklit të bujshëm të kundërshtimit të zgjedhjeve; ata që shytjnë në ekstrem teknikat e dezinformimit dhe të denigrimit të kundërshtarit; ata që krijojnë modele të përqendruara më shumë në pamjen e jashtme sesa brendinë duke inkurajuar përpara votës prirjen e natyrshme të politikanëve për të votuar. Me pak fjalë, është edhe dora e tyre pas tatëpjetës verbuese që ka marrë ballafaqimi politik, i kritikuar jo rrallëherë në Perëndim.

Spin-doctor-ët në qeveri

Me t’u mbyllur votimet në një demokraci të shëndetshme, pritshmëria është që spin-doctorët të zhduken nga skena ose të paktën të mos rivishen me detyra institucionale. Nuk ka asgjë të keqe nëse një konsulent projekton për llogari të partisë taktikat e garave të ardhshme elektorale; por nëse i lejohet të punojë brenda mureve të pallatit, atëherë krijohen premisat e ndryshimit të mekanizmave demokratikë.

Në Perëndim tradicionalisht bëhet dallimi midis komunikimit institucional dhe atij politik. I pari është “zëri i shtetit” dhe si i tillë, lidhet me kriteret e objektivitetit dhe neutralitetit. Për shembull, kur Ministria e Ekonomisë publikon të dhënat, ato të merren si të vërteta, nuk mendohen se janë keqpërdorur apo paraqitur në mënyrë të njëanshme sepse kjo bie ndesh me frymën e shërbimit të autoritetit.

Qytetari vendoset në pozitën ku duhet t’i besojë deklaratave të çfarëdolloj organizmi publik. Komunikimi politik nga ana tjetër, i lejon shefit të qeverisë apo një ministri të marrë pjesë në një debat publik, të mbrojë idetë e veta, të japë shpjegime, pra të bëhet pjesë e tij. E rëndësishme është që të gjithë të vihen në pozitën ku të arrijnë ta bëjnë të qartë e pa keqkuptime dallimin midis këtyre të dyjave. Spin-doctor-i nuk e respekton këtë ndarje.

Kur thirrjet për të asistuar një kryetar qeverie nuk sillet si “shërbyes i shtetit” sepse nuk është i tillë, por vazhdon të veprojë në frymën e këshilltarit që mbron dhe promovon me çdo kush interesat e “punëdhënësit”.  Si një “magjistar” autentik i lajmit ai e interpreton komunikimin si një tërësi teknikash unilaterale për indoktrimin e publikut, shpeshherë pa u shqetësuar aspak për të mirën dhe interesin e përgjithshëm.

Mendon se detyra e tij siç shkruan Xhanpietro Makoleni, është “sajimi i mesazhit për publikun” apo nxjerrja e më të mirës së mundshme nga çdo situatë, duke siguruar “një variant të rregulluar” të ngjarjes. Në mënyrë paradoksale, preferon të veprojë në vende ku sistemi i informacionit është i pavarur nga pushteti politik.

Spin-doctor-i njeh logjikën e gazetarëve

Spin-doctori nuk ka nevojë të mbështetet mbi kontrollin apo indulgjencën e mediave, sepse e di mirë që për të orientuar gazetarët mjafton të njohësh logjikën e tyre. E si njeri me fuqi të madhe bindëse beson se propaganda është vërtet efikase vetëm atëherë kur nuk është haptazi e dallueshme.

Në të vërtetë ajo vepron duke përfituar nga njohja perfekte e mekanizmave që rregullojnë ciklin e informacionit dhe nga përdorimi i teknikave të sofistikuara psikologjike të cilat i lejojnë të kushtëzojnë masat. Edhe pse ndonjëherë gjendet i detyruar nga rrethanat të pranojë një lloj vizibiliteti publik ai përgjithësisht parapëlqen veprimin pas kuintave, e për këtë arsye ka edhe prirjen e mimetizimit.

Në organigramën e një qeverie, vendi i spin-doctorit nuk është i pranishëm, por ekzistojnë mundësi të tjera që i lejojnë bashkëngjitje të ligjshme me dhomat e pushtetit, si vendi i zëdhënësit, i ngarkuari me Marrëdhëniet me Publikun, njeriu-imazh, konsulent personal, shef kabineti, zëvendësministër e të tjera. Cilidoqoftë kualifikimi zyrtar ky njeri shndërrohet në regjisorin e mistershëm të një pjesë të rëndësishme të komunikimit zyrtar. Pikërisht këtu nisin problemet.

Spin-doctorët kanë lënë gjurmë në menaxhimin e informacioneve mbi shumë fakte të aktualitetit ndërkombëtar; nga lufta e Afganistanit, nga vetëvrasja e shkencëtarit britanik David Kelly, tek vdekja tragjike në Bagdad e agjentit special italian Kalipari nga atentatet e 11 marsit në Madrid tek uragani “Katrina”. Vendet më të ekspozuara nga spin-ët janë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, por dalëngadalë problemi po bëhet gjithmonë e më i pranishëm në mbarë Evropën. (A.R/SHUPLAKA)

*Paradhënia e librit “Magjistarët e Lajmit” i gazetarit italian Marcello Foa 

Etiketa: gazetarmarcello foamedia
Pas

Karabeci preferon Kosovën, ja përse (FOTO)

Para

Familjarët refuzojnë të marrin trupin e vrasësit të ambasadorit rus

Para
Familjarët refuzojnë të marrin trupin e vrasësit të ambasadorit rus

Familjarët refuzojnë të marrin trupin e vrasësit të ambasadorit rus

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.