14:16 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kemi marrë masat në kohën e duhur”, Spiropali: Shifrat tregojnë se epidemia është nën kontroll, nuk kemi arsye të fshehim situatën

20:28 | 27/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kemi marrë masat në kohën e duhur”, Spiropali: Shifrat tregojnë se epidemia është nën kontroll, nuk kemi arsye të fshehim situatën

Minisitrja e Shteti Elisa Spiropali në një intervistë ‘skype’ në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, foli në lidhje me situatën e krijuar në vend pas pandemisë së COVID-19.

Spiropali theksoi se shifrat tregojnë se epidemia është nën kontroll dhe e gjitha kjo nuk është rastësi pasi ka të bëjë me masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit.

Po ashtu ministrja Spiropali, foli edhe në lidhje me akuzat për shifrat dhe transparencën që po bën qeveria, ku tha se nuk ka asnjë arsye që të fshihet situata, duke shtuar se ky është realiteti dhe këto janë shifrat.

Xhaxhiu: A mund të themi se e kemi kaluar rriskun?

Spiropali: Nuk është qendrimi im, janë faktet janë numrat janë kokëfortë, numrat nuk i kundërshton as opozita. Kemi 736 raste dhe kemi 28 viktima, 29 të shtruar 7 në terapi intensive dhe një 1  intubuar. Numrat tregojnë se epidemia është nën kontroll në Shqipëri dhe kemi një rënie të vazhdueshme.

Situata nuk është rastësi, por për arsye kokfrota që ne kemi marrë masat e duhuara, në kohën e duhur. Jemi vendi i dytë në Europë që kemi mbyllur shkollat dhe nga të parët që kanë mbyllur kufijtë dhe kanë shpallur karantinën si masë të domosdoshme. Kemi një paralele më Portugalinë e cila ka shifra shumë të mira në karahasim me Spanjën fqinje, e cila është në një situatë katastrofike.

I gjithë procesi dhe evidentimi i ndjekjes së rasteve bëhet nga ekspertët më të mirë në vend dhe nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë dhe nuk kanë arsye që të fshehin situatën. Rastet bëhen publike, pastaj ne jemi proverbial si vend, që gjithçka që ndodh merret vesh me të qintën e sekontës.

Për sa i përket realitetit faktik dhe situatës shëndetësore ky është realiteti dhe këto janë masat e marra dhe këto janë shifrat.

Xhaxhiu: Mungesa e tamponëve, çfarë ndodh me ekzekutivin?

Bëhet fjalë për një sistem testimi dhe metodologji që është provuar që është funksionuese që nuk bëhet nga ekzekutivi, se nuk jemi ne ekpertë epidemiologë,  por nga komuniteti teknik i ekspertëve që përcakton metodologjinë edhe numrin e testimeve edhe ku do të behët edhe si ndiqet zinxhiri i epidemisë dhe me rradhë. Ne nuk kemi ndërmend të braktisim këto gjeneralë të mjekësisë që na udhëheqin në këtë luftë dhe të ndjekim një ushtri të shpartalluar në opozitë që nuk di çfarë thotë.

Xhaxhiu: Sa transparent ka qenë menaxhimi i situatës së COVID-19 në këto dy muaj të qeverisë?

Pa asnjë propagandë qeveritare, po ju them se ka qenë aty në sy të publikut, pa asnjë fsheheje pa asnjë kompleks nuk jemi munduar që ta fshehim situatën, as ta bëjmë rozë asgjë. I kemi folur për rreziqet, për masat që do të merren, për pasojat qoftë në shëndetësi, qoftë në ekonomi pa asnjë rezervë, apsolutisht transparentë, sepse nuk ka qeveri në botë që është e arsyeshme, që tu fshehë qytetarëve në krizë të tillë qytetare.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Elisa Spiropali
Pas

Memet pikante/ “Vërtetë janë 4 të vrárë, por në det nuk është futur asnjë”, shpërthen ironia pas ngjarjeve trágjike

Para

A përfshihet Shqipëria në hartën e vendeve për testimin e vaksinës kundër Covid-19? Bino mbyll debatin: Nuk kemi asnjë lidhje me këtë

Para
“Disa personave u janë përsëritur testimet”, apelon Bino: Njerëzit të vetëkarantinohen, do shtojmë hartën e…

A përfshihet Shqipëria në hartën e vendeve për testimin e vaksinës kundër Covid-19? Bino mbyll debatin: Nuk kemi asnjë lidhje me këtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

Operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, vihet nën hetim 59-vjeçari

Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

Zjarret kanë përfshirë vendin, 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale në terren! Cilat janë zonat me rrezik më të lartë

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.