10:18 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Spiropali i kundërpërgjigjet Mehmetajt: Kur isha në moshën tënde kujtoja se i dija të gjitha

19:12 | 08/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spiropali i kundërpërgjigjet Mehmetajt: Kur isha në moshën tënde kujtoja se i dija të gjitha

Zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste Elisa Spiropali, i përgjigjet deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj, pas deklaratave të kësaj të fundit se FRESH-istët shpërndarjnë kudo negativitet.

Në reagimin e saj, Spiropali i drejtohet Mehmetajt duke i përmendur moshën fare të re dhe shton se aleatët e dikurshëm të LSI-së (PD), janë në krizë të thellë.

“Kejdi, nuk dua të debatoj me ty se kam qenë në moshën tënde kur kujtoja se i dija të gjitha. Po meqë më kishe përmendur freshistat në Apolloni, po të shkruaj thjesht që ti ta dallosh shprehjen e humorit nga shprehja e besimit!”, shkruan Spiropali.

Ky reagim vjen pas deklaratave të deputetes më të re në Parlamentin shqiptar, Kejdi Mehmetaj, e cila shprehu pakënaqësi ndaj Spiropalët dhe FRESH-istëve, të cilët sipas saj shpërndanin negativitet për qeverinë e besimit të propozuar nga LSI.

“Nuk e kuptoj çfarë e shqetëson kaq shumë Elisa Spiropalin me besimin. Falë besimit dhe përgjegjshmërisë do të mund ti vijë radha edhe Elisës këto zgjedhje. Falë besimit që ne propozojmë dhe dekriminalizimit do dalin nga skena politike ca të tjerë të partisë së saj që nuk i hapnin rrugë.
Megjithatë Elisa, edhe në qoftë se të komplekson besa jonë, dëgjo thirrjen e atyre qindra FRESSHI-stëve në Apolloni që me gjithë çiltërsinë e moshës ju thanë se janë lodhur nga kjo kokëfortësi dhe ky negativitet që shpërndani kot dhe se e duan qeverinë e besim më shumë se kushdo tjetër.”, iu drejtua Mehmetaj Spiropalit.

REAGIMI I PLOTE I SPIROPALIT

“Kejdi, nuk dua të debatoj me ty se kam qenë në moshën tënde kur kujtoja se i dija të gjitha. Po meqë më kishe përmendur freshistat në Apolloni, po të shkruaj thjesht që ti ta dallosh shprehjen e humorit nga shprehja e besimit! Të rinjtë e Fressh dhe jo vetëm, në Apolloni e në gjithë Shqipërinë, janë në këtë betejë sepse besojnë tek Edi Rama dhe Partia Socialiste. Duart e tyre të ngritura nuk ishin nje aprovim për propozimin surrealist të qeverisë së besimit pa besimtarë, po për të shprehur besimin tek qeveria e sotme e Edi Ramës, ku çuditërisht megjithëse jeni edhe ju pjesë e suksesit, po bëhen javë që flisni sikur u jane mbytur gjemitë! 

Asgjë nuk ka ndodhur Kejdi, thjesht aleatët tuaj të dikurshëm janë në krizë të thellë. Po kjo nuk është as hata e as çudi, sepse opozita nuk është monopol i askujt dhe zgjedhjet nuk janë detyrim paraqitje për askënd. Asgjë nuk do të ndodhë po ashtu, me apo pa Partine Demokratike në zgjedhje. Zgjedhjet do të bëhen, shqiptarët do të votojnë, Shqipëria do të vazhdojë të qeveriset (uroj) nga aleanca jonë. Por askush nuk duhet të shpresojë dhe të ushqehet me shpresen se në 18 qershor nuk do të vendose populli po çadra e frikës nga drejtësia. Nuk e kemi shpikur ne demokracinë dhe nuk jemi të thirrur ta rishpikim. Na duhet veç të respektojmë rregullat e saj jo tekat e atyre që nuk duan rregull po rrëmujë. Me të mira.”, shprehet Spiropali. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Elisa Spiropalikejdi mehmetaj
Pas

Tërmeti 5.2 ballësh shemb shtëpinë në Mirditë (FOTOT)

Para

Transportonte drogë me skaf në Itali, kapet banda shqiptare

Para
Transportonte drogë me skaf në Itali, kapet banda shqiptare

Transportonte drogë me skaf në Itali, kapet banda shqiptare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Merr flakë makina në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin? Qeveria gjermane paguan taksë 70 mijë euro në vit

Itali/ Shpërthim në një ndërtesë në Torino, 5 të plagosur! Dy fëmijë në gjendje të rëndë

Procesi për ‘Partizanin’ në GJKKO nis sot, Jamarbër Malltezi: Gjueti shtrigash me urdhër të kryeministrit

Pamje apokaliptike nga Turqia! Flakët dhe zjarri ‘pushtojnë’ tokën dhe qiellin në Izmir

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Popullsia është përgjysmuar në 30 vite/ Masat që po merr Gjermania lindore në luftë me shpopullimin

Netanyahu: Pas operacioneve në Iran, hapen mundësi për lirimin e pengjeve

Sot takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.