20:34 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Spiropali i përgjigjet Berishës: Doktor ruaj psiken, në djall karriera

09:31 | 30/11/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spiropali i përgjigjet Berishës: Doktor ruaj psiken, në djall karriera

Pas akuzave të bëra publike nga ish-kryeministri Berisha në drejtim të ish-shefes së doganave Spiropali vjen reagimi i kësaj të fundit. Përmes ‘’qytetarit dixhital”, Berisha e akuzonte Spiropalin për afera korruptive disa milionëshe gjatë kohës që drejtonte doganat. Sipas tij, në drejtorinë e doganave kanë ardhur dokumentacione nga Greqia që e vërtetojnë këtë fakt.

Spiropali e ka kujtuar doktorin që pas një moshe të caktuar, përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale mund të shkatërrojnë jo vetëm karrierën por edhe stabilitetin mendor.

Reagimi i plotë:

‘’I dashur Doktor,

Sot “New York Times” shkruante se përdorimi i shumtë i rrjeteve sociale të shkatërron karrierën dhe në fund të hedh në erë edhe psiken. Doktor, në djall karriera pa kthim, ruaj të paktën psiken.
Hiq dorë nga ai spiuni dixhital. Nuk është serioze. Merru me gjëra më të fisme në këtë muzg të jetës.

Nuk di a të tha ai doganieri dixhital se e kishe kthyer doganën në pronë të Shikut të Gazidedes dhe katër nëndrejtorët e përgjithshëm i kishe nga fshati yt. Të ardhurat e shtetit zhdukeshin pa gjurmë nëpër xhepat e klanit tuaj primitv. Vetëm në një vit e gjysëm pas batërdisë tënde në kohën që unë drejtova doganën mblodhëm 300 milionë dollarë më tepër se e njëjta periudhe e kohës tënde nepotike, dhe siguruam rritjen më të lartë të të ardhurave në dhjetë vitet e fundit. Vetëm nga akciza e naftës së zhdukur nga klani shiks, siguruam rritje rekord prej 17 përqind. Mbi të gjitha i kthyem doganës fizionominë shtet-ndërtuese.

Nëse ekziston, bëji të fala doganierit tënd dixhital, ndonjë mi mbetur skutave të doganës, nga koha jote e vdekur’’.

Etiketa: berishapolitike
Pas

”TOKA JONË”, në Milano arrestohet grupi shqiptar. Kokainë dhe prostituta në rrugë që vinin nga Shqipëria

Para

Rritje page për Administratën Publike, në 2017 nis zbatimi i formulës së re

Para
Rritje page për Administratën Publike, në 2017 nis zbatimi i formulës së re

Rritje page për Administratën Publike, në 2017 nis zbatimi i formulës së re

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.