Psikologia e njohur Orjola Pampuri reagon mbi situatën politike në vend lidhur me protestën e opozitës si edhe zërat kundër saj.
Pampuri shprehet se “Çadra e Lirisë” ku po zhvillohet protesta e opozitës, është mënyra më e mirë për t’i treguar kujtdo me zë të lartë, të gjitha hallet, problemet dhe peripecitë që po përballon shoqëria shqiptare, kjo për shkak edhe të numrit të lartë të pjesëmarrësve në të, nga të gjitha fushat e profesioneve.
“Mënyra më e mirë për ti treguar kujtdo me zë të lartë është ajo Çadër, pavarësisht se një “grup” (them grup se nuk mund të jetë më shumë se një i tillë) njerëzish, sikurse edhe Spiropali me shokë e shoqe, shqetësohen apo edhe e paragjykojnë, shajnë apo nxjerrin vrer, është çadra ku numri i pedagogëve, mjekëve, e profesionistëve të të gjitha fushave ka qenë më i madh se kurrë, ku numri i qytetarëve që shpalosin hallet e tyre çdo ditë ka qenë më i madh se kurrë, ku paradoksi shqiptar bëhet gjithnjë e më i dukshëm, nga zërat që vijnë prej aty në mënyrën më paqësore të mundshme.”, shprehet Pampuri.
Lidhur me zërat kundër protestës, Pampuri shprehet se ata në vend që ta mbrojnë një kauzë kaq të rëndësishme siç është “Vota e lirë”, thonë andralla.
REAGIMI I PAMPURIT
Populizmi dhe Çadra E lirisë….
“Çdo lider i madh ka nevojë për një prehje populiste” Rex Murphy, “Qeveria e popullit, për popullin nga populli” fundi i njërit prej fjalimeve të Lincholn. A ishte Lincholn populist? Populizmi është pjesë e demokracive moderne. Çdo lider që fiton apo nxit një lidhje me njerezit e zakonshëm është vlerë për demokracinë e një vendi. Në një kohë ku sjelljet arrogante, interesat personale apo perversiteti kanë zëvendësuar nevojat më primitive njerëzore , e në këtë rast populizmi shërben si një urë e rëndësishme lidhëse me një regjim tjetër që plotëson nevojat e popullit dhe drejtpërdrejtë i nxit ato të mos harrojnë kush i degradoi nevojat dhe kërkesat e tyre si qytetare.
Mënyra më e mirë për ti treguar kujtdo me zë të lartë është ajo Çadër, pavarësisht se një “grup” (them grup se nuk mund të jetë më shumë se një i tillë) njerëzish, sikurse edhe Spiropali me shokë e shoqe, shqetësohen apo edhe e paragjykojnë, shajnë apo nxjerrin vrer, është çadra ku numri i pedagogeve, mjekëve, e profesionistëve të të gjitha fushave ka qenë më i madh se kurrë, ku numri i qytetarëve që shpalosin hallet e tyre çdo ditë ka qenë më i madh se kurrë, ku paradoksi shqiptar bëhet gjithnjë e më i dukshëm, nga zërat që vijnë prej aty në mënyrën më paqësore të mundshme.
Shpesh është thënë “Ka bllokuar trafikun” edhe ky është një paradoks…….Cilin trafik? Të makinave apo drogës? Vendosini në një “peshore”, kush ju dëmton më shumë? Po mbron një Kauzë të madhe qytetare: “Votën e lirë” E ndjeni apo nuk e ndjeni të rëndësishme ta mbroni një kauzë të tillë? Nëse ndjeheni sadopak qytetarë të lirë, të majtë apo të djathtë, duhet ta mbroni. Nëse nuk keni mundësi apo nuk doni ta mbështesni, të paktën mos thoni andralla, që ju bëjnë të papranushëm në një vend demokratik…. (D.D/Shuplaka)