15:25 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Spiropali merr pjesë në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira: Zgjidhje të qëndrueshme për konfliktet dhe kërcënimet globale

13:14 | 05/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spiropali merr pjesë në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira: Zgjidhje të qëndrueshme për konfliktet dhe kërcënimet globale

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me ftesë të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mori pjesë sot në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira me temë “Solidariteti Urban në kohë të trazuara: Zgjidhje të Qëndrueshme për Konfliktet dhe Kërcënimet Globale”, ku të pranishëm ishin kryebashkiakë të rëndësishëm nga e gjithë bota, të cilët diskutuan për sigurinë e qyteteve në kohë krizash, migracioni, qëndrueshmëria urbane, etj.

Gjatë fjalës së saj, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë ka mbështetur urbanizimin e qytetit duke përshtatur një legjislacion bashkëkohor, ndërsa qytetet janë e po bëhen njëkohësisht sfidantët e parë, inkubatorët e rritjes ekonomike e sociale, përballuesit e sfidave të zhvillimit dhe terreni që favorizon e mbështet platformat e bashkëpunimit.

“Qytetet janë e po bëhen njëkohësisht sfidantët e parë, inkubatorët e rritjes ekonomike e sociale, përballuesit e sfidave të zhvillimit dhe terreni që favorizon e mbështet platformat e bashkëpunimit. Qyteti është një instrument i dorës së parë në të cilin takohen e kryqëzohen kulturat, lulëzojnë idetë dhe konsolidohet qëndrueshmëria e zhvillimit.

Qytetet janë kontribuesit më aktivë në formësimin e shoqërive demokratike, duke ushqyer vlerat, mbështetur institucionet, përshtatur, madje edhe krijuar, praktikat demokratike, sipas nevojave të komuniteteve urbane, të cilat janë, pa dyshim, më të avancuarit e shoqërive tona.

 

 

Qytetet veprojnë si mbështetës të zhvillimeve demokratike jo përmes urdhrave a dekreteve, por përmes vetëveprimit të tyre, investimeve në ekonomi, infrastrukturë, shërbimet publike jetike për popullsinë dhe përpjekjeve për të ndërtuar komunitete dhe institucione lokalë, udhëhequr nga vlerat e drejtësisë sociale dhe kohezionit social.

Demokracia urbane është një nga thelbet e demokracisë bashkëkohore. Qytetet rindërtojnë demokracinë, sipas vizionit, jetës e nevojave të qytetarëve të tyre. Të cilët duhet të masin me minuta sesa shpejt shkojnë në një nga qendrat e qytetit policentrik, sa kohë ju duhet për të dërguar fëmijët në shkollë, për të vajtur në vendin e punës apo për të marrë shërbime të ndryshme e për të garantuar argëtim. Çfarë ishte dikur e mjaftueshme si fjetinë, nëser gjithmonë e më shumë duhet të jetë pushtet i të bukurës së dobishme që rrit e çmon cilësinë e jetës së qytetarit dhe e bën atë më të lehtë.

Tranzicioni në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera që iu bashkuan valës së tretë të demokratizimit në fillim të viteve 1990, është një proces shumëplanësh.

Mes proceseve që shoqërojnë tranzicionin demokratik, do të rendisja vetëm dy prej tyre që janë sinergjikisht të lidhura dhe influencojnë zhvillimin e lirë të qyteteve: tranzicionin demografik dhe atë urban.

Lëvizja jashtë vendit si një proces i pandërprerë i kërkimit të më shumē mundësive. I dyti lidhet me lëvizjet e mëdha të popullsisë së zonave rurale drejt qyteteve, duke sjellë vlera të shtuara, por edhe probleme të mprehta për zhvillimin urban.

Nga një vend ku mbizotëronte popullsia rurale, e cila në vitin 1990 përbënte rreth dy të tretat e popullsisë, pas tre dekadash kemi arritur në pikën ku tashmë është popullsia e qyteteve që përbën rreth dy të tretat e popullsisë së vendit. Por këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me numra. Urbanizimi ka ndihmuar dhe vijon të kontribuojë në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, rritjen e produktivitetit, rritjen e mirëqenies, uljen e varfërisë dhe, nëpërmjet sfidave që paraqet, edhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike.

Ne jemi përpjekur që sfidave t’u përgjigjemi, në disa raste edhe t’u paraprijmë, me politika adekuate. Besoj se nuk e teproj nëse pohoj, se mes vendeve të rajonit, madje mes vendeve të Europës Lindore, të cilat tre dekada e gjysëm më parë hynë në rrugën e transformimeve demokratike, Shqipëria ka pasur ritmet më të larta e më të shpejta të procesit të urbanizimit. Nëse dy dekada më parë u rijetësua me ngjyra grija e zymtë e trashëguar nga komunizmi dhe nisi rilindja e kryeqytetit, sot një pjesë e qyteteve shqiptare po marrin tiparet karakteristike sipas këtij nocioni.

Kuvendi i Shqipërisë ka mbështetur procesin e urbanizimit duke hartuar një legjislacion bashkëkohor. Miratimi i ligjeve mbi planifikimin dhe zhvillimin e territorit, qeverisjen vendore, nxitjen e investimeve, turizmin, zhvillimin e qëndrueshëm, ruajtjen e mjedisit, zonat e mbrojtura, përmirësimin e infrastrukturës, zgjerimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, mbështetjen për hyrjen në tregje etj. janë pjesë e këtij kontributi.

Zhvillimit të harmonizuar urbano-rural, kohezionit territorial, ngushtimit të dallimeve mes zonave urane e rurale dhe rritjes së qasjes të këtyre të fundit në burimet e zhvillimit, u shërbejnë edhe reformat administrative territoriale të kryera gjatë dhjetë vjetëve të fundit.”-u shpreh Spiropali.

Pas

Çela takon Prodën, masa për hetimin e shpejtë të krimeve zgjedhore

Para

Zgjedhjet e 11 majit! Zgjatet afati i përdorimit të pasaportave dhe kartave të ID të skaduara

Para
Zgjedhjet në Kosovë, sot nis votimi nga diaspora, ja si procedohet

Zgjedhjet e 11 majit! Zgjatet afati i përdorimit të pasaportave dhe kartave të ID të skaduara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të shtënat në Mirditë: qëllon me armë drejt banesës pas konfliktit familjar”

“Berisha: Vota e Diasporës u manipulua ftoj shqiptarët në betejë kundër narkoshtetit”

“Irani sulmon Izraelin me raketa shpërthime në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Beersheba”

PS ankohet në KAS për votat jashtë kutisë, kërkon të mos shpallen të pavlefshme

Shqiptari i kërkuar nga Brindisi, kapet në Itali për trafik ndërkombëtar droge

U raportua i vdekur, gjenerali i lartë iranian mesazh në media

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit të votave

VIDEO| Si i goditi policia shpërndarësit e kokainës në ish-Bllok, publikohen pamjet

Zjarr në Sheqisht të Patosit, fakët shpërthejnë gjatë bashkimit të tubave plastikë

Britania organizoi fluturime Çarter nga Izraeli për evakuimin e qytetarëve të saj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.